​Gjermanët nuk e falin: 100.000 euro gjobë për shkak se shkoi në restorant

Futbollisti maroken Amin Arit është gjobitur rëndë nga klubi i tij për shkeljen e rregullave.

Mesfushori i Schalke mori një gjobë 100.000 euro për shkeljen e rregullit të distancës sociale, dhe vizitoi një bar nargjile në Essen kur nuk lejohej.

Ai është parë natën e 19-20 mars, në një kohë kur ishte e ndaluar me ligj hapja e barit.StrugaLajm

Arit u gjet nga policia me nëntë persona të tjerë, ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit, Joshen Schneider.

“E vërteta është, Amine ishte atje me një mik. Ishte një gabim që ai pa tani gjithashtu. Unë i kujtova atij se sa serioze ishte situata dhe se gjërat që ishin normale deri dje thjesht nuk mund të tolerohen më. Atij i vjen shumë keq dhe nuk do ta përsërisë më,”tha Schnieder për Bild.StrugaLajm

Sipas Arit, ai do të ndihmojë financiarisht një nga veprimet antikoronavirus të Schalke, si dhe një organizatë që bën të njëjtën gjë në Ma rok.

MEDIAL.mk


Loading...
loading...