​Në Zvicër, dy të vdekur dhe dy të zhdukur në alpe

Policia ka zbuluar dy trupa të skiatorëve në alpet zvicerane, Vallon d’Arbi. Trupat u gjetën në një thellësi prej gjashtë metrash të mbuluar me borë. Ndërsa dy të tjerë janë shpallur të zhdukur.
Pasi një ortek ka goditur pushimoren zvicerane, ekziston frika se edhe dy të zhdukurit të jenë të vdekur deri në këto momente.Dy të vdekurit e konfirmuar janë të nacionalitetit francez, të moshave 20 dhe 25 vjeç. Po kërkohet për një 32 vjeçar francez dhe një shtetas zviceran te moshës 57 vjeçare. Kërkimi për ta u ndërpre gjatë natës për shkak të kushteve të rënda atmosferike, duke përfshirë reshjet e pa ndalura të borës. Ky aksident është i fundit në vazhdën e një numri të madh të tragjedive që zunë vend në Zvicër gjatë këtij sezoni. Një ortek bore gjatë muajit të kaluar la gjithsej tre të vdekur. StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...