Ndahet nga jetë Ramiz SELA , pishtar i arsimit shqip në Strugë

Nga intelektualet e arsimit fshati Livadhi/Strugalajm.com

Më 09 Janar 2019, u nda nga jeta edhe nje tjeter veteran i Arsimit nga fshati Livadhi i Struges  Mësues Ramiz SELA, arsimtarë i cili punoj ne edukimin e brezave te rinj me se 41 vjet arsimtare i dhjetra gjeneratave. Varrimi  do te behet sot në varrezat e fshatit Livadhi të Strugës,

Pra, na iku edhe  mësues veterani i arsimit  Ramiz SELA, pishtar dhe veteran i arsimit shqip në Rrethinën e Strugës nga malsija e Struges dhe e perfundoj misionin e vet ne fshatin e lindejes Livadhi  ku punoj per afro tri dekada.. Është një humbje e madhe dhe e pakontestueshme që mjedisi Strugan do ta ndjej gjatë

. Por, ndarja me Mësues Ramiz SELA  shkon përtej kujtimeve dhe nxit për refleksion te gjeneratat e reja te arsimit..

Shum nga ne mesuesit intelektualet e fshatit  kemi qen nxenes dhe jemi kalitur jemi edukuar nga vet mesuesi I palodhshem I arsimit Ramiz SELA , mesuesi I palodhur qe edukij e arsimoj  shqip ne trevat e Struges.StrugaLajm

Për këtë figurë që është idealizuar aq shumë (ku pa dyshim bënte pjesë edhe mësues Ramiz) askush nga gjeneratat qe la pas  nuk besonte se ishte njeri si të gjithë të tjerët, nuk besohej se bënte punë të zakonshme si gjithë njerëz. Dhe është shumë e vërtetë se mësuesi dallohej nga të tjerët. Dallohej pikësëpari se ishte intelektualë, dinte shkrim e lexim, i mësonte fëmijët, ishte i veshur dhe fliste tjetërfare nga të tjerët, e fliste guhën e shkollës apo atë letrare.

Sado që mundohesh të gjejsh shprehje e fjalë të zgjedhura e më të qëlluara, kur të lind ideja të shprehësh sinqerisht mirënjohjet ose me rastin tonë ndarjes nga jeta të mësuesit Zot. Ramiz SELA, një person të merituar e model i arsimit, duket se asnjëherë se ke qëlluar, dhe se ke thënë të vërtetën deri në fund. Kjo, përarsye se vepra që bëjnë këta njerëz në të mirën e kombit, qofë edhe në fushën e arsimit, kulturës dhe edukimit të brezave, është thënë gjithmon pak. Kjo na bie ndërmend sidomos në raste të veçanta, fjala vjen kur mbahet një manifestim me karakter arsimor ose kombëtar. Dhe, si për çudi harrojmë, me ose pa vetëdije, që të bëjmë vlersime reale e të mirëfillta për këto vlera e personalitete që i ka populli ynë në mesin tonë.StrugaLajm

Misionin e shenjtë të mësuesit  Ramiz SELA e ushtroi me entuziazëm, përkushtim profesional, i ashpër e parimor dhe mësues model, dhe për këtë gëzonte respekt dhe dashuri. Ai dallohej në proçesin edukativo-arsimor, por edhe në aktivitete të tjera të ndryshme jashtë shkollore. Për këto aktivitete shpeshë herë është dekoruar me mirënjohje publike. Ai nje periudh te gjat udhehoqi me Bashkesin Lokale te fshatit, pos kesaj ai si penzionist drejtoj  Bashkesin fetare ne Livadhi.

Emri i mësues Ramiz  do të kujtohet për herë nga ne që e patëm fatin të jemi nxënësit e tij, të punojmë së bashku gjithë këto vite, si dhe nga gjeneratat që do të vinë për shembullin e sakrificës e punës vetmohuese model në vete.

I jemi mirënjohës për aq sa ka bërë. Ia kishim lakminë dhe shembulli i tij na mësoi dhe na dhurojë forcën se si duhet mbajtur gjallë aktiviteti arsimor dhe kulturor.

Jemi krenar që të patëm. Vepra Juaj do të vazhdojë gjeneratë pas gjenerate!

Lamtumirë Zoti Mësues Ramiz SELA , të qoftë dheu i lehtë në botën e amshuar!

In : Aktuale

Loading...
loading...