Një leksion për negociatat!


Halit Krasniqi
Pas konflikteve, gjithmonë, ka negociata. Ka shumë rëndësi subjekti ndërmjetësues, autoriteti i tij. Ato mund të jenë të rënda apo të lehta. Mund të jenë të gjata apo të shkurtra. Mund të jenë transparente apo edhe të mbyllura. Mund të zhvillohen në sy të publikut apo në fshehtësi shumë konspirative, në faza të caktuara. Të dinjitetshme apo edhe pa këtë tipar karakteristik, siç do të duhej ta përshkojë procesin. Kjo nuk ka rëndësi shumë për pasojat që mund të kenë negociatat dhe as për konsekuencat që do të kenë protagonistët e tyre. Sepse në fund kur ato të përfundojnë, do të mësohet për epilogun e tyre. 
Gjithashtu, edhe përkundër defilimit të personazheve në role të ndryshme, përgjegjësit kryesor do të identifikohen. Pavarësisht komplikimeve që mund të modifikohen me procedura para publikut. Aq me pak, sot, mund të mbetët ndonjë fshehtësi. Sidomos në këto zhvillime dhe në këto arritje të emancipimit të përgjithshëm.
Procesi negociator që ka pasuar pas luftës për Kosovën, është mjaft i gjatë dhe me kapituj të ndryshëm. Jo gjithnjë pa shqetësime për publikun. Gjithashtu, as jo gjithnjë me prezantim të merituar. As pa pasoja për imazhin e vendit tonë, nuk kemi shpëtuar. 
Ndodhë në të ardhmen edhe që mund të nënshkruhet ndonjë marrëveshje me Serbinë në dëm të vendit tonë, siç ngrehën dyshime në publik. Këtë nuk mund ta besoj. Madje, askush nuk e dëshiron një gjë të tillë. Sidoqoftë as një rezon racional nuk mund jetë indiferent në këtë proces. 
Çdo marrëveshje mund të mos kërkohet të aprovohet në Kuvend me skenar urugan për marrëveshje me cilësor shekulli. Sikurse edhe ndonjëherë që të mos ratifikohet fare në Kuvend si e tillë. Por edhe nëse kërkohet që neni 18 i Kushtetutës të ambalazhohet me justifikime paragrafësh për ta kaluar dhe nëse arrihet të kalohet gjithashtu për procedurë, adresa e përgjegjësisë do të mbetët e përveçme dhe konkrete.
Me këtë nivel të ndërgjegjes që ka populli ynë; me këtë kthjelltësi politike që ka ky brez; me këto të dhëna për zhvillimet që aktualisht është i pajisur opinioni ynë, natyrisht se nuk mund të krijohet asfare nebuloziteti që të mbulohet përgjegjësia kryesore. 
Gjithashtu, nuk mund të pranohet asfare justifikimi për ikje të përgjegjësisë, me çfarë do skenarësh që mund të improvizohen. Ajo përgjegjësi do ta këtë konsekuencën e saj të pa evitueshme, me ashpërsinë e saj si gjithnjë siç ka ndodhur historikisht. Ashtu siç është dhënë rëndom edhe në të kaluarën. 
As më pak e as më shumë, kjo masë ndëshkimi do të bije mbi përgjegjësin kryesor për shumë arsye. 
Një, për shkak të lëndimeve emocionale që ua krijon njerëzve të ndërgjegjshëm; dy, për shkak të shkeljes mbi përkushtimet maratonike për liri e për gjakun e derdhur për idealet e synimeve të këtij populli; tre, për shkak të humbjës së shansës së krijuar nga një epokë dhe katër, për shkak të shembullit që duhet të krijohet në çdo kohë e në çdo rast të tillë, në të ardhmen kurdo qoftë. 
Duke ruajtur leksionin e domosdoshëm: kush vë nënshkrim në dëm të këtij vendi, ndëshkimin e ka të pa evitueshëm, nëse jo gjithnjë të rrufeshëm, pa tjetër dhe gjithmonë  ndëshkimi është i pa shmangshëm. Pa pyetur kurrë për arsyet. Pa marr parasysh asnjëherë justifikime e motive për veprime në dëm të vendit. Si i tillë ky akt ndëshkues dhe edukativ do të mbetët si leksion, për të mos ndodhë veprime me pasoja për vendin, në asnjë proces më pastaj, në çfarë do rrethanash dhe nga kush do qoftë!
StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...