1 Prilli i Gënjeshtrave

Argëtim i madh për fëmijë “Apriliada 2017-Shkupi qesh” me rastin e 1 Prillit – Ditës së gënjeshtrës sot në orën 11:00 do të mbahet në sheshin “Maqedonia” për fëmijët nga të gjitha kopshtet, shkollat dhe fëmijët nga qyteti i Shkupit dhe rrethinës.

Princat, princeshat, zanat e maskuara dhe të gjitha figurat nga filmat e vizatuar do t’i argëtojnë seksioni folklorik dhe seksioni i baletit të QKF “Karposh”, fëmijët nga Zlatno sllavejçe dhe Grupe të kërcimit nga shkollat fillore nga Shkup dhe nga rrethina.

Me rastin e 1 Prillit, Qendra kulturore për fëmijë “Karposh” edhe sivjet hapi konkurse për shkollat fillore dhe të mesme që të marrin pjesë në manifestim dhe të garojnë për maskën dhe karikaturën më të bukur për të cilën do t’ju ndahen shpërblime dhe diploma.

Manifestimi është në organizim të Qendrës kulturore për fëmijë “Karposh” dhe të Qytetit të Shkupit.StrugaLajmStrugaLajm

Në sheshin “Maqedonia” aheng do të organizohet edhe në mbrëmje në orën 20:00, kur do të marrin pjesë Andrijana Janevska, Marija Stanojkoviq, Vllatko Ilievski, Aleksandar Tarabunov, Laura Kërliu dhe grupi BRASS BROTHERS. Në fund është paraparë edhe performancë e di-xhej,StrugaLajm

Për pjesën e mbrëmjes nga manifestimi në skenë do të defilojnë nxënësit nga shkollat e mesme me maska grupore, ndërsa pjesëmarrësit në grupin më të mirë të maskuar do të marrin edhe çmim të vlefshëm.

Dita e gënjeshtrave, 1 Prilli, do të shënohet në “Vero qendrën”, me shfaqjen për fëmijë “Maskaradë në pyje”, e cila në orën 11:00 do të shfaqet në hollin e madh të qendrën, pas çka do të mbahet edhe punëtori njëorëshe kreative për fëmijë në të cilën ata do të përpunojnë kukulla për në dorë nga çorape, letra dhe shtesa tjera me ndihmën e disa mentorëve, me të cilët më vonë do të përgatisin edhe shfaqje të shkurtër.

Pas përfundimit të punëtorisë kreative, ahengu do të zhvendoset në këndin për fëmijë për përpunimin e masave me ngjyrë dhe lumtura, ku fëmijët do të mund ta tregojnë kreativitetin dhe fantazinë e tyre.

In : Aktuale

Loading...
loading...