10 vite LIRI!

Liridona Dauti

E mbaj mend si sot, 17 shkurtin e 2008-ës! Ndoshta at’herë nuk e dija se sa vlerë kishte kjo datë për shqiptarët sidomos për kosovarët. 17 shkurti i 2008-ës ishte dita kur shqiptarët e Kosovës do të gëzonin Lirinë, do festonin Pavarsinë! Ëndrra e kahmotshme u bë realitet, Kosova sot po frymon ndryshe, po frymon lirshëm.
Thuhet se dhembja pakësohet kur ndahet me të tjerët, at’herë edhe gëzimi shtohet kur ndahet me të tjerët, prandaj për këtë datë të veçantë sëbashku me vëllezërit tanë kosovar duhet të gëzojnë edhe shqiptarët e Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Luginës dhe Diasporës!
Krijimi i Republikës së Kosovës e cila u hap rrugë unifikimit , mbase jo të kufijve tanë apo të shqiptarëve në një shtet siç do të donim të gjithë, një Republikë Shqiptare dhe jo më Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës. Por, shpallja e Pavarësisë së Kosovës i hap rrugë bashkimit të njerëzve që tashmë nuk do të ndjejnë frikën e asnjë ushtrie, politikani ekstremist apo nacionalizmit të pushtuesve.
Dhuna, gjaku, largimet, gjenocidi serv dhe lufta morën fund, vdiqën sëbashku me Jugosllavinë. Kjo ditë shënon largimin nga errësira dhe afrimi me Perënimin ose ndryshe bashkimin tonë, në një Republikë të vetme.
MOS TU SHTERTË LUMTURIA KURRË, KOSOVA TRIME!StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...