11 medalje për karatistët Struganë në Vlorë


Dje 23.12.2018 në qytetin e Flamurit, në Vlorë u zhvillua Turneu Ndërkombëtar në Karate “Pavarësia 3” nën organizimin e Shoqatës Sportive Wado Ryu Vlorë, të udhëhequr nga mjeshtri Reis Tozaj.
Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga u paraqit me 9 sportistë, në dy diciplina, duke fituar 11 medalje, nga të cilat 6 ari, 3 argjendi dhe 2 bronzi. Të gjithë medalistët që fituan medalje ari, u stolisën edhe me nga një palë kimono dhuruar nga organizatori.
Me medalje ari u stolisën këta sportistë: StrugaLajm

  1. Drini Hajredini (10vj, +40kg) i cili pati paraqitjen e parë të tijë në diciplinën kumite dhe arriti të stoliset me medalje ari.
  2. Pasho Mustafai (11vj, -40kg)
  3. Gresa Mustafai (12vj, +42kg)
  4. Kastriot Malo (13vj, -55kg)
  5. Hamza Zylali (kadet -70kg) dhe
  6. Shaban Murtishi (ekipore senior- Ukshm)
    Me medalje të argjendë u stolisën:
  7. Pasho Mustafai – kata 11vj.
  8. Loriana Ramo – kadete -54kg dhe 3. Shaban Murtishi – senior -60kg.
    Me medalje te bronztë u stolisën:
  9. Melisa Hajredini – kata 11vj dhe
  10. Fjolla Hajdari – kata 11vj.
    Ishte ky aktiviteti i fundit për këtë vit, por shumë i suksesshëm për sportistët të K. K “Drini”. Falenderojmë të gjithë prindërit të sportistëve tanë, të cilët janë sponsorizuesit e vetëm të klubit tonë, në të gjitha aktivitetet e shumta gjatë këtij viti.
    Për këtë aktivitet duam të faleminderojmë kompaninë “Trim & Lum” të cilët mundësuan udhëtimin e sportistëve tanë me furgonin luksoz të FC “Struga – Trim & Lum”.
StrugaLajm
In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...