124 milion euro në nëntë muaj fituan bankat e Maqedonisë

R

Bankat në Maqedoni deri në shtator të këtij viti kanë realizuar tatim në fitim në vlerë prej 7.6 miliardë denarë ose 124 milionë eurosh, një rritje prej 70 përqind krahasuar me nëntë muajt e parë të vitit të kaluar dhe fitimi më i lartë i sektorit bankar në historinë e vendit, njofton Meta.mk.

Nga Banka Popullore në “Raportin e fundit për rreziqet në sektorin bankar në tremujorin e tretë të 2018”argumentojnë se rritja e lartë e fitimit në njërën pjesë është për shkak të ndikimit të faktorëve të njëhershëm nga tremujori i parë i vitit, kur u pagua një shumë e madhe për kërkesat jofunksionale ( shitja e kërkesave nga “ Feni Industri” nga Banka Komerciale dhe Stopanska Banka –Shkup), si dhe fitimet e realizuara nga shitja e investimeve kapitale (shitja e fondit të ri pensional nga NLB Banka).StrugaLajm

Kontribut dhanë edhe aktivitetet e rregullta të bankave, që shihet nga rritja e fitimit (për 33,6 përqind në baza vjetore), duke mos marrë parasysh efektin e aktiviteteve që janë zhvilluar vetëm një herë në kuartalin e parë të vitit. Në këtë periudhë u vërejt edhe përmisim i efektivitetit operacional të bankave. Të ardhurat neto nga interesi, si komponentë kryesore e të ardhurave totale të bankave, në bazë vjetore u zvogëluan dhe kishin ndikim negativ në rritjen e rentabilitetit, thonë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë.StrugaLajm

Nga analiza e grupeve individuale të bankave, të gjitha grupet tregojnë fitim. Pjesa më e madhe e fitimit (më shumë se 90 përqind) është e koncentruar në grupin e bankave të mëdha. Përmisim i dukshëm vërehet edhe të bankat e vogla të cilat tregojnë një punë profitabile në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar kur kishte humbje.

In : Aktuale

Loading...
loading...