Xherdan Shaqiri po shkëlqen te Liverpuli

Sa vijnë e kalojnë javët gjithnjë e më i mirë po bëhet ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri. Shaqa shënoi golin e tretë në minutën e 79-të, i cili ishte i gjashti në fanellën e Liverpoolit gjatë këtij edicionit. Shaqiri kontribuoi për fitoren e thellë me 4:0 ndaj Newcastles. Futbollisti egjiptian Mohamed Salah nuk është lojtar i ndeshjes, por Shaqiri! Jo Salah, jo, por Shaqiri, që u vlerësua me notën 9 nga portali britanik “Independent”, kurse Salah me 8. Liverpooli kryeson me 51 pikë në Premier League, ka 6 më shumë se Tottenham dhe 7 se Manchester City.

Ja notat e lojtarëve nga ”Independent”, Liverpool: Alisson 7; Alexander-Arnold 7.5, Van Dijk 7, Lovren 7.5, Robertson 7.5 (Clyne 82’); Henderson 7, Wijnaldum 7 (Fabinho 62’); Shaqiri 9, Firmino 7.5 (Sturridge 69’), Mane 7.5 dhe Salah 8.

Newcastle (4-4-2): Dubravka 7; Yedlin 6, Fernandez 4, Lascelles 4, Dummett 5; Hayden 5, Diame 5, Kenedy 5 (Longstaff 73’), Ritchie 5 (Murphy 81’); Joselu 4, Muto 5.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...