Zoran Zaevi ua bëri 8 me 2 shqiptarëve


Gjuha maqedonase mbetet gjuha e vetme zyrtare në gjithë territorin e RM-së.

Ligji për gjuhë i avancon të drejta e të gjithë komuniteteve jo-shumicë dhe nuk parashikon punësime të reja, ndërsa gjuha maqedonase me alfabetin cirilik mbetet gjuha e vetme zyrtare edhe në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, thuhet në kumtesën e sotme nga Qeveria.:

Kumtesa e plotë

Ligji për gjuhë i avancon të drejta e të gjithë komuniteteve joshumicë dhe nuk parashikon punësime të reja, ndërsa gjuha maqedonase me alfabetin cirilik mbetet gjuha e vetme zyrtare edhe në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, thuhet në kumtesën e Qeverisë në lidhje me zgjerimin e lajmeve të rreme dhe të pavërtetat për zbatimin e Ligjit për përdorim të gjuhëve në Republikës së Maqedonisë, informon Koha.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve në RM, u miratua përkatësisht me procedurat e parashikuara në Kuvendin e RM-së. Opozita i kishte të gjitha mundësitë që me amendamente të marrë pjesë në harmonizimin e ligjit. Opozita vetë ka marrë vendim të mos marrë pjesë në procesin politik të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Mospjesëmarrja nuk e përjashton përgjegjësinë politike të opozitës për refuzimin e tyre të jenë pjesë e avancimit të të drejtave të qytetarëve në vendin tonë”, thonë nga Qeveria e RM-së.

Nga atje theksojnë se pohimet e rreme apo të pabaza për gjoja ngarkesë shtesë në buxhetit dhe për punësime të reja janë vetëm pretekste dhe obstruksione të opozitës.

“E vërteta është se Agjencia për zbatimin e gjuhës dhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve, siç parashikon ligji dhe siç është konfirmuar me marrëveshjen politike për miratimin e tij, kadrovikisht do të ekipohen nga resurset ekzistuese njerëzore në ministri, agjenci dhe sekretariat. Nuk parashikohen punësime të reja”, qëndron në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.StrugaLajmStrugaLajm

Zbatimi i dispozitave ligjore, siç theksojnë nga Qeveria, është detyrim i të gjitha institucioneve të përfshira për zbatimin e tij.

“Gabimisht dhe në mënyrë manipulative është pohimi se Agjencia për zbatim të gjuhës që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë me cilësinë e personit juridik, do ta ngritë gjuhën shqipe mbi të gjitha të tjerat në RM. E vërteta është diçka komplet ndryshe, gjegjësisht puna e Agjencisë do të ketë të bëjë me të gjitha gjuhët”, theksohet në kumtesë.

Agjencia, siç theksojnë nga Qeveria, do t’u shërbejë komunave dhe institucioneve tjera në ato vendbanime ku shumica e qytetarëve janë maqedonas. Në ato qytete, në rast se ndonjë qytetar nga komuniteti shqiptar, rom, boshnjak, serb, turk, rom apo tjetër do të ketë nevojë nga cili do dokument në gjuhën tjetër, krahas gjuhës maqedonse, atëherë Agjencia qendrore do t’u dalë në vigjilje atyre qytetarëve, t’u sigurojë shërbim në gjuhën e atyre amë, të cilën e kuptojnë më së miri.StrugaLajm

“Kjo do të thotë se në institucionet në komuna ku komunitetet joshumicë nuk janë të përfaqësuara me më shumë se 20 për qind të qytetarëve, nuk do të punësohen administratorë të rinj për plotësimin e dispozitave nga Ligji për përdorimin e gjuhëve, ndërsa shërbimet do të sigurohen përmes Agjencisë qendrore për të cilën do të angazhohen kapacitetet ekzistuese nga administrata publike”, shtohet në kumtesë.

Nga Qeveria theksojnë se nuk është i saktë as pohimi se shumë gjuhë zyrtare ka në shtete në të cilat ka më shumë pjesë autonome dhe se me këtë ligj rrezikohet uniteti i Maqedonisë.

“Është e vërtetë se karakteri unitar i Maqedonisë nuk është është sjellë në pikëpyetje, ndërsa ligji në asnjë mënyrë nuk e rrezikon përdorimin dhe mbrojtjen e gjuhës maqedonase dhe letrën e saj cirilike. Se të drejtat më të mëdha për bashkësitë etnike nuk e rrezikojnë unitetin e shtetet, flasin edhe shembujt në vijim të shteteve unitare të cilat kanë dy ose më shumë gjuhë zyrtare. Mali i Zi (gjuha malazeze, serbe, boshnjake dhe shqipe), Malta (gjuha malteze dhe angleze), Finlanda (gjuha finlandeze dhe suedeze, edhe pse ka pesë për qind suedezë), Izraeli (gjuha hebraike dhe arabe), Kosovë (shqipe dhe serbe), Bjellorusi (gjuha bjelloruse dhe ruse), Qiproja (greke dhe turke), Irlandë (gjuha irlandeze dhe angleze), Kazakistani (gjuha kazakistane dhe ruse)”, theksohet në kumtesë.

Nga Qeveria theksojnë se Ligji është obligim nga amendamenti V nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë dhe veçanërisht lidhur me paragrafin 2 dhe paragrafin 5 nga amendamenti V. Amendamenti i theksuar i Kushtetutës është sjell në vitin 2011, para pothuajse 18 viteve, ndërsa vetë ligji nuk është ligji i parë nga kjo sferë, por vijon më pas Ligji për përdorimin e gjuhëve që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në njësitet e vetëqeverisjes lokale nga viti 2008 dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nga viti 2001.

“Përdorimi i gjuhës maqedonase dhe letra e saj cirilike është rregulluar me paragrafin 1 nga amendamenti i theksuar i Kushtetutës dhe me këtë gjuha maqedonase dhe letra e saj cirilike është gjuhë zyrtare në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saja ndërkombëtare. Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk e prish Ligjin ekzistues për përdorimin e gjuhës maqedonase”, theksohet në kumtesë.

Ligji siç theksojnë nga Qeveria, nuk vendos dygjuhësi të plotë, as në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, as në të gjitha sferat e rendit juridik.

“Në marrëdhëniet ndërkombëtare, mbrojtja, policia qendrore dhe politika monetare, gjuha maqedonase është gjuha zyrtare në Republikën e Maqedonisë, që është konfirmuar me Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase nga viti 1998”, theksohet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.

Në pajtim me konkludimin e Qeverisë, Ligji për përdorimin e gjuhëve do të dërgohet për mendim deri tek Komisioni i Venecias nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe të gjitha vërejtjet eventuale do të futen në tekstin e këtij Ligji. Kjo është garanci për respektim të plotë të standardeve evropiane.

“Të gjithë janë fitues me këtë ligj. Maqedonia nuk humb asgjë, ndërsa merr shumë me realizimin e çështjeve të fundit të hapura nga Marrëveshja e Ohrit. Ligji për gjuhët është në kuadër të Kushtetutës dhe mundëson kushte për zbatimin e një shoqërie të përbashkët për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Me sjelljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Qeveria e RM-së i jep fund nacionalizmit, duke shkuar përpara, me respektim ndaj njëri tjetrit, me respektimin e të drejtave dhe nevojave të çdo qytetari dhe çdo bashkësie”, theksohet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.

In : Aktuale

Loading...
loading...