13 njerëz zhduken çdo ditë në Zvicër

Rreth 4,700 njerëz zhduken çdo vit, sipas të përditshmes zvicerane Sonntags Zeitung, transmeton Gazeta Metro. Kjo gazetarë bazohet në të dhënat e 13 kantoneve. Shumica e të zhdukurve janë nën moshën 18 vjeçare.

Megjithatë, autoritetet lokale kërkojnë ndihmën e publikut vetëm në 2.8 % të rasteve- zakonisht kur një i dyshuar, një fëmijë, apo ndonjë i moshuar në gjendje të dobët shëndetësore shpallet i zhdukur.

Në vitin 2017, në Gjenevë kishte më shumë njerëz të zhdukur: 1 mijë e 668 gjithsej. Policia aty ka nisur disa procedura formale për 5 prej tyre. Në krahasim me qytetin Zurich ku kanë filluar të kërkohen 11 njerëz të zhdukur nga 285 gjithsej të shpallur të zhdukur.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...