Dy vëllezërit shqiptar, zgjidhet bodybilderët më të mirë në Zvicër


Tash sa vite vite Majkelli dhe Valentoni janë të pamposhtur në Zvicër e Gjermani ndërsa në garën e fundit të mbajtur në nëntor në Los Angjelos Majkelli arriti të fitojë vendin e dytë.

Janë vëllezër, por edhe shokë. Vijnë nga Novosela e Gjakovës, ndërsa jetojnë në Uznach, SG. Ata jetojnë bashkë, punojnë bashkë, por edhe ushtrojnë bashkë. Fjala është për vëllezërit: Majkell dhe Valentin Marjakaj.

Tash e disa vjet vëllezërit Marjakaj janë të pamposhtur në Zvicër e Gjermani. Valentini e ka vendin e parë, kurse Majkelli të dytin, në kategorinë “bodybilder natyror”.

Por, në garën e fundit të mbajtur në nëntor në Los Angjelos, ku vëllezërit Marjakaj morën të dy pjesë, Majkelli arriti të fitojë vendin e dytë.

Me këtë sport kanë filluar të merren në moshën 15-vjeçare. Fillimisht kanë qenë talent të mëdhenj në boks. Kanë garuar edhe për ekipin kombëtar të Zvicrës. Në boks e kanë mësuar disiplinën e sportit.

Për të arritur sukses, nevojitet disiplinë e hekurt

Në moshën 19 vjeçare, vëllezërit Marjakaj e ndërprenë boksin. Ata filluan të ushtrojnë më shumë fitness. Kanë ushtruar vetëm për dëshirën e tyre dhe kanë motivuar shumë njëri tjetrin.

“Kemi pasur një trajner i cili ka qenë profesionist i vërtetë. Ai na ka pyetur se pse nuk shkoni të merrni pjesë në gara `Mens Physique` për bodybilding natyror”, thotë për albinfo.ch, Valentini, vëllai që është një vit më i vogël se Majkelli.StrugaLajmStrugaLajm

Sukseset e tyre nuk janë kufizuar vetëm në Zvicër, por edhe në garat botërore. Përveç se janë shpallur kampion dhe nënkampion në Zvicër dhe Gjermani, ata tash e dy vjet marrin pjesë edhe në garat botërore në Amerikë.

Derisa vitin e kaluar vendin e dytë në Amerikë në kategorinë “Mens Physique” e kishte fituar Valentini, këtë vit, (gara u mbajt në muajin nëntor në Los Angjelos), çmimin e dytë në kategorinë standarde e ka fituar Majkelli.

“Jemi shumë të lumtur që si kosovarë kemi arritur të gjitha këto suksese. Por për të ardhur deri këtu ne kemi punuar shumë dhe fortë. Ne ushtrojmë çdo ditë nga 3 orë. Duhet të jemi të kujdesshëm se me çka ushqehemi dhe sa flemë.

Për të marrë pjesë në gara duhet të jetë gjithçka e përsosur. Ushqehemi më së shumti me: oriz, patate dhe file pule. Nganjëherë ushqimi i njëjtë bëhet monoton, por duhet të jesh shumë i përgatitur psikikisht nëse dëshiron ta mbash trupin e definuar, para se gjithash në `Bodybuilding natyror`”, nënvizon Valentini.StrugaLajm

Nga hobi në profesion

Dikur e kishin vetëm hobi, por për vëllezërit Marjakaj kjo tashmë është kthyer edhe në profesion. Ata së bashku me shokun e tyre Valdrin Nikaj kanë hapur dy lokale. Njërin e kanë fitness shop ku klientëve iu tregojnë se si të ushqehen, si të ushtrohen, ju tregojnë për përvojën e tyre dhe i stimulojnë edhe të rinjtë tjerë që të marrin pjesë në gara për “Bodybulding natyror”. Lokalin e dytë e kanë për personat që kanë muskuj të definuar dhe kanë probleme për veshje, sidomos veshjet Kat.

“Ne shesim veshje për të gjitha masat trupore. Të dy dyqanet janë në Uznach dhe ne punojmë për të shijuar ëndrrat tona si në sport ashtu edhe në jetën e biznesit. Me dyqanin e veshjeve jemi të parët në këtë vend dhe rrethinë”, thonë ata.

Komplimentet më të shumta, nga vajzat

Vëllezërit Marjakaj tashmë janë të njohur në Zvicër, veçanërisht në vendin ku jetojnë. Trupat e tyre muskulozë nuk mund t`u ikin edhe komplimenteve të shumë personave që i njohin, sidomos atyre të gjinisë femërore. “Është e natyrshme që marrim komplimente të shumta.

Kujdesi ndaj trupit viteve të fundit është shumë “In” edhe për meshkujt. Komplimente marrim nga të gjithë për sukseset dhe të arriturat tona, por pak ma shumë nga gjinia femërore të cilat na shkruajnë në rrjetet sociale apo japin komplimente kudo që na shohin” përfundon bisedën Valentini duke qeshur.

Majkelli dhe Valentini janë duke u përgatitur maksimalisht që në vitin 2019 të fitojnë vendet e para në të gjitha garat botërore.

Sakrifica të shumta për të mbajtur trupin e definuar

“Ne ushtrojmë çdo ditë nga 3 orë. Duhet të jemi të kujdesshëm se me çka ushqehemi dhe sa flemë. Për të marrë pjesë në gara duhet të jetë gjithçka e përsosur. Ushqehemi më së shumti me: oriz, patate dhe file pule.

Nganjëherë ushqimi i njëjtë bëhet monoton, por duhet të jesh shumë i përgatitur psikikisht nëse dëshiron ta mbash trupin e definuar, para se gjithash në `Bodybuilding natyror`”.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...