14 viktima të konfirmuara, 7 në gjendje të rëndë

 

Mëngjesin e sotëm ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce dhe kryeministri Zoran Zaev kanë vizituar spitalin e qytetit “8 shtatori” në Shkup. Pas vizitës Ministri i Shëndetësisë Venko Filpce para gazetarëve konfirmoi se viktimat janë 14 dhe jo 15 siç flitej mëngjesin e sotëm, ndërsa 7 janë në gjendje të rëndë. Për momentin nga 7 pacientët nël gjendje të rëndë 4 janë të shtruar në spitalin “9 shtatori” ndërsa 3 të tjerët në Klinikën Universitare “Nënë Tereza”. Për momentin 37 te shtruar në gjendje më të mirë shëndetësore gjenden në spitalin ” 8 shtatori”, ndëresa 8 në Klinikën e Shkupi, kurse 2 në spitalin e Tetovës dhe 1 në Gostivar.StrugaLajmStrugaLajm

Ndërsa, vozitësi i autobusit gjatë aksidentit të djeshëm ku mbetën të vdekur 14 persona dhe shumë të tjerë të lënduar gajtë aksidentit ka marrë lëndime të lehta dhe pas kontrolleve është lëshuar për kurim shtëpiak. Kështu njoftoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.StrugaLajm

“Vozitësi ka lëndime të lehtë dhe është lëshuar për kurim shtëpiak. Më tej shërbimet e MPB-së do të merren me te për procedurat e mëtejme. Shërbimet e MPB-së erdhën se pse kishim 6 viktima, kishim probleme me identifikimin e kufomave, pastaj u tërhoqën nga spitali nga shërbimet e MPB-së për procedurat e mëtejme”, deklaroi Filipçe. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...