16 vjet pa Sulltan Memetin, kryetarin e Ladorishtit!

Më gashtë maj bëhen 16 vjet nga kindapimi i Sulltan Memetit krytarit të Bashkësisë Lokale të fshatit Ladorisht, ndërsa familjarët e tij vazhdojn të mos dinë asgjë rreth fatit të tij .Edhe pse familja Memeti në rrugë private i kanë bërë të gjitha përpjekjet për zbardhjen e kësaj ngjarje duke trokitur në të gjitha institucionet e vendit.Ata për rastin e Sulltanit kan takuar dhe informuar gjithë hirarkinë shtetërore të vendit duke filluar prej te niveli më i ulët deri te kreu shtetëror.Gjithashtu, për rastin në mënyrë permanente janë kontaktuar dhe partit politike shqiptare,por deri tani përvec fjalve që thuhen në keto raste nuk është marrë një përgjigje konkrete për fatin e njeriut të tyre të zemrës .  Familjarët e tij por edhe strukturat e BL-së për disa vite radhazi kanë deklaruar se qeveritë maqedonase deri më sot, që nga ajo ditë, nuk kanë respektuar të drejtat e njeriut në bazë të të gjitha konventave dhe të drejtave ligjore shtetërore dhe ndërkombëtare. Familjarët në disa raste kanë deklaruar edhe në prezencën e autoriteteve politike të Strugës se Sulltan Memeti atëherë kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Ladorisht, është arrestuar (kidnapuar) nga strukturat policore të RM-së në vitin 2001, por deri më sot rasti nuk është zbardhur. (Struglajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...