22-vjeçari i ka kërkuar para ish dashnores duke e shantazhuar me fotografitë erotike!

Prokurori kompetent i Prokurorisë së Gostivarit ka hapur hetim kundër një personi për kryerjen e veprës penale – Shantazh sipas nenit 259 nga Kodi Penal. I dyshuari është një 22-vjeçar i cili e ka shantazhuar ish dashnoren e tij e cila është në një moshë, njofton Portalb.mk.

StrugaLajmStrugaLajm

“Ai në disa raste ka kërkuar para në këmbim që të mos i publikojë fotografitë e saja eksplicite. Në këtë mënyrë i dyshuari ka arritur që t’i marrë vajzës rreth 400 euro. Herën e fundit kur i ka kërkuar vajzës 1.000 denarë, vajza e ka paraqitur, ndërkaq bankënotën të cilën ia ka dhënë ka qenë paraprakisht e shenjëzuar nga policia. Pas pranimit të parave, i dyshuari është mbajtur dhe tek ai është gjendur bankënota e shenjëzuar. Duke vlerësuar se janë plotësuar të gjitha bazat ligjore, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Gostivarit ka dhënë propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...