2391 kandidatë për 600 policë të rinjë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot ndoqi një pjesë të përzgjedhjes fizike të kandidatëve për nëpunës policorë, të paraqitur në konkursin e fundit.

Në Qendrën për Trajnim të MPB-së në Idrizovë, në vijim është përzgjedhja e 600 kandidatëve më të mirë, nga 2.391 të paraqiturit në konkursin e fundit, prej të cilëve 1.940 burra dhe 451 gra, të gjithë me kombësi të ndryshme.

Pas përzgjedhjes përmes gatishmërisë psikofizike, testit të përgjithshëm arsimor, intervistave, kontrollimeve të sigurisë dhe shëndetësore”, theksoi Spasovski, Komisioni duhet t’i zgjedhë më të mirët.StrugaLajmStrugaLajm

“Kur do të përfundojë e gjithë procesi i përzgjedhjes kandidatët fillojnë me trajnimin në tre module nga katër muaj. Kemi pjesë teorike dhe praktike. Për secilin nga modulet bëhet rang listë dhe zgjidhen 600 kandidatë për pranim. Në Ligjin për punë të brendshme është paraparë në trajnim të marrin 10 për qind më shumë kandidatë nga numri që kërkohet. Do të thotë në këtë konkurs do të nënshkruajmë marrëveshje me 660 kandidatë të cilët do ta vizitojnë trajnimin, ndërsa në fund do të pranohen 600 të cilët do të jenë më të mirët”, deklaroi Spasovski duke sqaruar se se kjo kështu është rregulluar me qëllim që të ketë motivim dhe garë të kandidatëve lidhur me rezultatet të cilat i realizojnë në modulet.StrugaLajm

Përndryshe, në të trija modulet është përfshirë periudhë nga trajnimi teorik tremujor dhe një muaj mësim praktik. Me përfundimin e të gjithë trajnimit dhe rang listët përfundimtare, 600 kandidatë e zgjedhur do të lidhin marrëveshje për punësim me Ministrinë në pozicioni e punës praktikant-polic, me obligim të paktën pesë vjet zë punojnë në MPB./Zhurnal.mk

In : Aktuale

Loading...
loading...