27 mijë franga depozitë për një banesë në Zvicër

Për të gjetur një banesë në Zvicër, kushtet gjithnjë e më tepër po vështirësohen. Një fenomen i rrezikshëm, për të cilin paralajmëron Natalie Imboden nga Shoqata e qiramarrësve, e cila e di se ku qëndron problemi. Për këtë, qiramarrësit duhet të informohen sa më mirë.

Rasti më i freskët ishte i një qiradhënësi i cili për qiranë e banesës ka kërkuar hiq më shumë se 27 mijë franga zvicerane si depo.

Sipas zonjës Imboden, ky rast është në kundërshtim me ligjin, pasi ai parasheh depozitë prej maksimum tre pagesave mujore të banesës. Ky qiradhënës e ka shfrytëzuar momentin e emergjencës për të gjetur banesë dhe kjo është skandaloze, përcjell albinfo.ch.StrugaLajmStrugaLajm

Problem i madh gjatë gjetjes së nja banese është sidomos për familjet, pasi ato kanë nevojë për hapësirë të madhe, ndërsa mjetet financiare janë ndoshta të pamjaftueshme për t`i bërë ballë.StrugaLajm

Për informata më të hollësishme, që nga fillimi i muajit prill, Natalie Imboden (47) është zgjedhur sekretare e përgjithshme e Shoqatës zvicerane të qiramarrësve dhe do të angazhohet në përmirësimin e kushteve të kontratës në mes qiradhënësve dhe qiramarrësve.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...