27 prilli fund i një epoke, shpresë e një fillimi të ri

Remzi Mehmedi

27 prilli, më shumë se një ngjarje e zakonshme, fund i një epoke, shpresë e një fillimi të ri.Diktatura kishte marrë formë dhe shpresa ishte vrarë për një dekadë të tërë.
Në përpjekje për të ndryshuar gjendjen e njëjtë sistemi po luftonte me çdo mekanizëm për të mbajtë staus quon ndërsa në anën tjetër tentonte të fusi duart në çdo pjesë tjetër që nuk kishte të bënte drejtpërdrejt me sistemin dhe thirrej qoftë në emër te të pavarurës qoftë në emër të opozitarizmit duke bërë shpërndarjen e mjegullës me dendësi sa më të madhe. Shpikën të pa shpikurën, lidhën e zgjidhën flamuj si asnjeherë më parë ose si dikurë në kohët ” e lumtura ” vllaznim- bashkimëse, mbollën skepticizëm dhe shumë pasiguri përmes së cilës ja dolën që te fusin në thes të njëjtë të bardhën me të zezën, ujkun e qengjin, ujin dhe zjarrin. Mirëpo vendosmëria e Aleancës për Shqiptarët me në krye liderin e saj Dr. Ziadin Sela i demaskoi te gjitha këto në 27 prill me çka përfundimisht vrau frikën dhe ngjalli shpresën. 27 prilli nuk ishte akt terrorist kundër një individi por kundër një kauze, nuk ishte as edhe një veprim ad hock por një skenar i mirëpergatitur nga regjisorë dhe aktorë me ngjyra të ndryshme për t’u zhdukur rruga që trason organizimi politik kombëtar ALEANCA PËR SHQIPTARËT. Zoti nuk deshi që skenari të shkon deri në fund dhe me fuqinë e tij ringjalli Selen për t’u këthyer në kryje të rrugës. Tash më shumëçka është e qartë, shqiptarët nuk kan dilema kush është lideri dhe organizimi politik i së ardhmes së shqiptarve, të tjerët e dinë që në të ardhmen nuk do e kenë lehtë nëpërkëmbjen e dinjitetit te shqiptarve, ne na ngelet të VAZHDOJMË PËRPARA !StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...