3.728 të sëmurë nga gripi për një javë

Gjatë javës së fundit (nga 12 shkurti deri më 18 shkurt) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 3.728 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 26 për qind në krahasim me javën para saj kur ishin regjistruar 2.964 persona të sëmurë, theksohet në raportin që në ueb faqen e tij sot e publikoi Instituti për shëndet publik.

Numri i rasteve të regjistruara është disa herë më i lartë në krahasim me javën e shtatë të sezonit të kaluar i cili u dallua me fillim të hershëm. Regjistrohet rritje e lehtë prej 15 për qind në krahasim me incidencën e pritur të gripit për këtë javë.

Incidenca e regjistruar edhe këtë javë përshtatet me aktivitetin mesatar të virusit dhe të gripit.

Në javën e shtatë numri më i madh i sëmurëve – 2.201 janë paraqitur në grupin më të madh të moshës prej 15-64 vjeç, ndërsa incidenca më e lartë prej 377,2 në 100.000 banorë regjistrohet te fëmijët e moshës 5-14 vjeç.

Këtë javë numri më i madh i personave të sëmurë – 541 janë paraqitur nga rajonin e Qendrës për shëndet publik Shkup , ndërsa incidenca më e lartë 590,2 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e Njësisë rajonale Kavadar.StrugaLajmStrugaLajm

Nga gjithsej 31 njësi raportuese në vend, vetëm në rajonin e territorit të njësisë rajonale Dibër, Shën Nikollë, Resnje, Kavadar dhe Qendrën për shëndet publik Prilep regjistrohet aktivitet shumë i lartë – në katër – aktivitet i lartë, shtatë qendra për shëndet publik/njësite rajonale paraqesin aktivitet të mesëm, 11 qendra për shëndet publik/njësite rajonale – aktivitet të ulët, ndërsa në njësite regjistrohet aktivitet shumë i ulët i gripit.

Deri më tani në sezonin 2017/2018,. gjithsej 12.171 raste të gripit me incidencë 588,2 në 100.000. Numri i regjistruar i rasteve është disa herë i vogël në krahasim me periudhën e njëjtë nga sezoni i kaluar (34.103).StrugaLajm

Deri më tani, numri më i madh i personave të sëmurë – 1.747 janë regjistruar në NJR Gostivar, ndërsa numri më i madh është paraqitur edhe në Qendrën për shëndet publik Tetovë (1.258) dhe Qendrës për shëndet publik Kumanovë (1.222). Incidenca më e lartë prej 2.500,5 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e NJR Dibër.

Në lidhje me distribuimin e të sëmurëve sipas grupmoshave, në mënyrë kumulative numër më i madh i të sëmurëve janë paraqitur në grupmoshën nga 15-64 vjeç – 7.409 raste (61 për qind), ndërsa incidencë më të lartë kumulative prej 1.086,6 në 100.000 janë regjistruar te fëmijët e moshës prej 5-14 vjeç.

Vlerësohet qarkullimi i përbashkët i influencës A dhe influencës B të virusit në Republikë, me ç’rast influenca B viruset regjistrohen në numër më të madh.

Gjatë javës së shtatë të vitit, në laboratorin për viruse të Institutit për shëndet publik janë testuar 34 materiale për grip. Nga materialet e testuara, 25 (73,5 për qind) janë pozitive për praninë e virusit të influencës – tetë influenca B (Yamagata) tetë influenca A(H1N1)pdm dhe një influencë A.

Nga fillimi i sezonit 2017/2018 në ISHP kanë arritur gjithsej 252 materiale humane nga institucionet shëndetësore, nga gjithsej 111 (44 për qind) janë pozitive për praninë e virusit të influencës. prej tyre, 38 janë Influenza A (30 të subtilizuara si A(H1N1) pdm dhe tetë me A), ndërsa 73 me Influenza B (Yamagata).

In : Aktuale

Loading...
loading...