30 persona akuzohen për dhunën ndaj Ziadin Selës, Zoran Zaevit dhe parlamentit më 27 prill

30 veta kanë përfunduar me aktakuza nga Prokuroria Publike për dhunën e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë. Akuza për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë ka ngarkuar deputetë të koalicionit të VMRO-DPMNE-së, punonjës të Ministrisë së Brendshme si dhe aktivistë e organizatorë të nismës “Për Maqedoni të përbashkët”, informon INA.

Nga akuza plotësisht është liruar deputetja e VMRO-DPMNE-së, Zhaklina Peshevska, edhe ate për shkak të mungesës së fakteve. Ngritja e aktakuzave ka ndodhur vetëm një ditë pasiqë Gjykata Supreme pranoi që deputetët e VMRO-DPMNE dhe ish-ministri i brendshëm Mitko Cavkov të shkojnë në arrest shtëpiak nga paraburgimi në Shutkë.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...