31 vjeçari ndalohet në kufi, kërkoheshte për drogë!

Me  datë 27.02.2020 në 19.20 min,  në pikën kufitare të ,, Shën Naumit,, në hyrje të R. së Maqedonisë së Veriut , gjatë kontrollit kufitar të shtetasit  E.J (31) nga R.e Shqipërisë, i cili ka qënë duke udhëtuar me automjet të tipit ,,Opel Zafira,, me targa të R. së Shqipërisë, është konstatuar se i njëjti është i evidentuar në ,,Stop listë ,, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale

,,Prodhim i paligjshëm dhe shitje e lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”. Shtetasi shqiptar është privuar nga liria dhe më pas u është dorëzuar oficerëve  policor për procedurë të mëtutjeshme. StrugaLajm

StrugaLajm

Zëdhenëse e Sektorit për Punë të Brendshme Ohër 

Merlina Islami

In : Aktuale

Loading...
loading...