33 vjeçari nga Maqedonia e vrau shqiptarin nga Kosova, fillon procesi gjyqësor

StrugaLajmStrugaLajm

Në Gjykatën rajonale të Vjenës, të mërkurën do të zhvillohet një seancë gjyqësore, kundër një verimaqedonasi 33-vjeçar. Ai dyshohet se ka vrarë ish kolegun e tij në lagjen Favoriten.
Në hakmarrje për rrahjen e një personi 33-vjeçar, më 7 dhjetor të vitit 2017, në Favoriten të Vjenës, i njëjti kishte vrarë një ish koleg së të njëtës moshë, me një bashkëpunëtor të panjohur, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Të mërkurën, shtetasi verimaqedonas duhet të përgjigjet për vrasje para jurisë së Gjykatës rajonale.
I pandehuri dhe viktima e mëvonshme, dyshohet se e kanë kërcënuar njëri-tjetrin në kantiere të ndryshme të ndërtimit. Më 10 nëntor 2017, shqiptari i Kosovës dyshohet se ka rrahur të akuzuarin, duke i shkaktuar atë, ndër të tjera, një thyerje të hundës, informon Shtegu.com. Fillimisht, verimaqedonasi nuk kishte paraqitur ankesë, por më vonë e kishte realizuar të njëjtën. Mirëpo, shqiptari i Kosovës nuk ishte hetuar nga policia.
Më 6 dhjetor, i akuzuari e kishte kërkuar adresën e viktimës tek një mik i tij. Të nesërmen, verimaqedonasi 33-vjeçar e kishte mbyllur celularin dhe me ndihmën e një bashkëpunëtori e kishte sulmuar viktimën, që asaj mbrëmje po dilte nga një restorant në rrugën “Favoritenstrasse”.
Pas një sulmi të parë, shqiptari i Kosovës kishte arritur të arratiset, por sërish u arrit nga sulmuesit në rrugën “Landgutgasse”. Dyshohet se i pandehuri e ka goditur disa herë më thikë viktimën, ndërsa bashkëpunëtori i tij me një grabujë kopshti në kokë. Pas një kohe, viktima nuk arriti tu mbijetojë plagëve të rënda, duke ndërruar jetë të njëjën mbrëmje.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...