4.000 euro gjoba nëse nuk e pastroni borën

Detyrat ligjore për pastrimin e borës
Ligji për Pastërti Publike përcakton që komunat, komunat në Qytetin e Shkupit dhe Qyteti i Shkupit janë të detyruar të pastrojnë borën nga zonat publike brenda 6 orëve nga fillimi i reshjeve.

Gjithashtu, Ligji për pastërti publike përcakton se në kushtet e dimrit gjatë reshjeve të borës të gjithë pronarët, përkatësisht përdoruesit e ndërtesave publike janë të detyruar që menjëherë të fillojnë pastrimin e borës në hapësirat e hapura para objekteve publike, gjë që do të sigurojë qasje të papenguar në objektet.StrugaLajm

Gjobë prej 1.000 euro në denarë, do t’i shqiptohet pronarit shfrytëzues i ndërtesës publike në qoftë se nuk e pastron borën para ndërtesës. Gjobë prej 4.000 euro në denarë, do t’i shqiptohet personit juridik nëse nuk siguron mirëmbajtjen e rregullt dhe me cilësi të lartë të higjienës publike dhe pastrimin e borës në vende publike në dimër.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...