40 vjet që ”Dredhëzat” ëmbëlsojnë Strugën,një historik i shkurtër!

40 vjet që dredhëzat ëmbëlsojnë Strugën,një historik i shkurtër

Fejzi Miftari nga Kalishti i Strugës, ishte vetëm 15 vjet në vitin 1976 kur filloi të futet në botën e ëmbëlësirave aq të pëlqyera për të gjithë, si nga më të vegjëlit deri më të rriturit.

Pasi fitoi përvojën e nevojshme në përgatitjen e ëmbëlsirave ai bashkë me vëllezërit e tij Ajrushin dhe Verdiun në vitin 1979 në qytetin e Strugës hapin ëmbëltoren ”Dredhëza”sot një nga brendet më të njohura të ëmbëlësirave në Strugë, nami i të cilave tashmë ka kaluar në të gjithë hapësirën shqiptare dhe të gjithë ata të huaj që njëherë të vetme kanë provuar ëmbëlsiat e rrjetit të ëmbëltoreve” Dredhëza”.StrugaLajmStrugaLajm

Fejziu tregon se jo gjithcka ka qënë e lehtë në këto dyzet vjet por falë kualitetetit,përkushtimit dhe mbi të gjitha shërbimit ”Dredhëza” arriti të konsolidohet nga viti në vit dhe sot të tre vëlllezërit si Fejziu ashtu dhe Ajrushi dhe Verdiu menaxhojnë secili ëmbëltoret e tyre por gjithmon duke ruajtur emrin dhe brendin e Dredhëzës. StrugaLajm

Nuk ka strugan apo dhe turistë që të mos ketë provuar ëmbëlsirat në rrjetin e ëmbëltoreve ‘’Dredhëza’’në Strugë emër që tashmë është shndërruar në një brend të respektuar kur janë në pyetje ëmbëlsirat.Ishte fundi i viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar kur në Strugë vëllezërit Miftari do hapnin ëmbëltoren e parë e cila gradualishtë do të fitonte teren nga dita në ditë duke u shndërrua për një kohë të shkurtër në një pikë takimi për struganët.Fillimet kanë qënë të vështira por falë një qasje pozitive dhe respektuese ndaj klientit ata si familje pavarsisht uljeve dhe ngritjeve si në cdo profesion kanë arritur të jenë të sukseshëm në tregun e ëmbëlsirave prej më shumë se 40 vjetësh.Edhe puna e ëmblësirave është një punë që do durim , koncetrim por vecanërisht kreativitet të theksuar, pse jo duhet të jesh edhe pakë artist nga natyra thonë nga ”Dredhëzat” . Ata si familja tashmë posedojnë ëmbëltore në pjesë të ndryshme të Strugës duke filluar nga qendra e deri në periferi të qytetit. Por jo gjithcka ka qënë e lehtë për ecurin e ‘’Dredhzës’’ në vite.Vite të vështira i konsiderohen vitet e 80 të shekullit të kaluar kur vëllezërit Miftari kanë provuar presione të ndryshme si gjithë shqiptarët në kulmin e shfrenuar të politikës antishqiptare për t’i nështruar apo mbyllur biznesin por falë maturisë dhe këmbnguljes dhe durimit ata i mbjetuan asaj kohe duke u rritur nga viti në vit .(Strugalajm.com)



In : Aktuale

Loading...
loading...