400 familje strugane në ‘’mëshirën’’ e shtetit!

Dhjetori dhe janari është periudha kur personat që shfrytëzojnë ndihmën sociale nga shteti do të duhet të ripërtrisin dokumentacion për ta rifituar të njëjtën.Në Strugë janë afërsisht 400 familje që të vetmen të ardhur të garantuar kanë ndihmën sociale që shteti dhe shoqëria ndan për këtë kategori.Drejtori i Qendrës Sociale në Strugë,Vegim Nura konfirmon se janë afërsisht 400 familje që marrin ndihmën sociale në Strugë numër i cili do mund të ndryshojë sepse në proces është riregjistrimi vjetor i kësaj kategorie. Ndërkohë prej disa vitesh në Strugë funksionon edhe menza publike ku falas shërbehen vakte ushqimore për qytetarët nevojtar të Strugës.Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen Sociale në Strugë ,Vegim Nura potencon se kërkesat për ndihmë sociale janë në nivelet e viteve paraprake dhe nuk vërehen ndryshim thelbësore në shtimin e kërkesave për të përfituar kujdesin e shtetit, gjithashtu edhe kërkesat për ushqim falas te menza e qytetit janë në po ato nivele . Se realiteti te disa fatkeq për sigurimin e ekzistencës është një histori e dhimshme dhe me plot vështirsi kjo nuk është dicka e re , njerëz që janë në limitete e mbijetesës detyrohen të presin ndihmën e shtetit në mënyrë që të shtyn kohën me shpresën se një ditë do të bëhet mirë.Kriza e tejzgjatur ekonomike që po mbretëron prej kohësh në vend ka dhënë sinjalet e saj edhe në Strugë ku familje të tëra në pamundësi të mjeteve financiare për të siguruar produktet elementare ushqimore po shëndrrohen në borxhli të përhershëm në shitoret dhe marketet e Strugës. Marrja me listë e ushqimeve elementare si mielli vaji,krypa dhe sheqeri nga shumë qytetar struganë spjegohet me krizën e zgjatur ekonomike të cilës nuk po i duket fundi ,e cila nga dita në ditë po shton rradhët e familjeve që përfundojnë në limitet e mbijetesës sociale.Kjo dukuri e cila po masivizohet kohëve të fundit konfirmohet edhe nga punonjësit e marketeve dhe shitoreve të shumta të cilët tregojnë se në masë marrja e produkteve elementare me listë është bërë mbizotërues dhe është rënduar vecanërisht gjatë dy viteve të fundit.(Strugalajm.com)

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...