45 deputetë kanë harxhuar 74.000 euro para të popullit për udhëtim

Për vetëm tre muaj në të cilat Kuvendi nuk ka punuar me kapacitet të plotë, 45 deputetë të cilët jetojnë jashtë Shkupit kanë harxhuar 74.000 euro nga Buxheti, tregojnë të dhënat e pagesës së kompensimeve për harxhime të udhës, njofton Portalb.mk.

Në emër të harxhimeve të udhës, më së shumti ka harxhuar deputeti i VMRO-DPMNE-së i cili i hapi dyert e Kuvendit më 27 prill që të hyjnë huliganët në brenda Kuvendit, Kërsto Mukoski. Ai jeton në Vevçani dhe për ditët që ka ardhur në seanca plenare ose seanca të komisioneve për shkuarje dhe ardhje në punë atij i janë paguar 3.000 euro për vetëm 3 muaj.

Bahskëpartiaku i tij, i cili gjithashtu i ka hapur dyert më 27 prill, Sasho Vasielvski, udhëton nga Ohri në Shkupi dhe ka kërkuar që t’i paguhen për 3 muaj, 2.644 euro. Koleget e tyre nga Manastiri, Liljana Zaturoska dhe Liljana Kuzmanovska për harxhime të udhës kanë kërkuar çdonjëra nga 2.500 euro. Iliski nga VMRO-DPMNE ka harxhuar 2.492 euro.StrugaLajmStrugaLajm

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, i cili jeton në Gostivar, për tre muaj për harxhime të udhës ka kërkuar t’i paguhen 1.000 euro.StrugaLajm

Deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev, për harxhime të udhës nga Ohri në Shkup ka harxhuar 2.588 euro. Kolegu i tij nga Manastiri, Vasko Kovaçevski, ka kërkuar 2.514 euro. Mbi 2.500 euro kanë harxhuar deputetët Jovan Mitrevski dhe Sasho Pockov nga LSDM.

Është interesante që të theksohet se më 30 dhjetor të viti të kaluar, kur është mbajtur seanca konstituive këto 45 deputetë kanë harxhuar 3.200 euro. Më së shumti ka kërkuar Mukoski, 130 euro vetëm për një ditë. Me ato para sipas përllogaritjeve, mund të blihen 126 litra benzinë eurosuper 98, që sipas harxhimit mesatar mund të udhëtohet 1.000 kilometra. Por, metodologjia e përllogaritjeve u lejon që deputetët të kërkojnë këso shuma për harxhime të udhëtimit.

In : Aktuale

Loading...
loading...