5 mijë euro ia morën për punësimin e vajzës, e lajmëron mashtrimin në polici

Para dy viteve gostivarasi kishte dhënë 5 mijë euro për punësimin e vajzës së tij, por deri tani asgjë nuk ishte realizuar, përcjell INA.StrugaLajm

53 vjeçari nga Gostivari ka denoncuar rastin në policinë e Tetovës, ku ka deklaruar se është mashtruar nga tetovari me inicialet S.S. Babai i vajzës ka deklaruar se kishte dhënë paratë për punësimin e vajzës së tij, por asgjë nuk është realizuar. Por zyrtarisht nuk bëhet e ditur shuma e dhënë, ndërsa portalet lokale raportuan se bëhet fjalë për pagesën e bërë prej 5 mijë eurove. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...