5-vjeçari nga Maqedonia niset për në Mekë

Sipas të dhënave të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut, këtë vit janë regjistruar 850 haxhinj, ku përfshihet edhe stafi udhëheqës dhe ai mjekësor që përbëjnë 40 persona. Personi më i ri që sivjet do të niset në vendet e shenjta është një fëmijë 5-vjeçar, ndërsa më i moshuari është një 82-vjeçar.

StrugaLajmStrugaLajm

Çmimi për kryerjen e Haxhit sivjet është 4.400 euro, që shënon një rritje prej 300 eurosh në krahasim me vitin e kaluar, kur ishte 4.100 euro. Edhe përkundër kësaj, numri i haxhinjve shënon rritje, pasi vitin e kaluar ishin gjithsej 669 haxhinjë, ku përfshihej edhe stafi udhëheqës dhe mjekësor, ndërsa sivjet ky numër është 850 haxhinjë.StrugaLajm

Haxhi drejt qytetit të Mekës është një ndër pesë shtyllat e islamit. Në besimin islam konsiderohet se çdo besimtar, i cili ka mundësi, duhet ta kryejë ritualin pesëditor së paku një herë në jetë.

In : Aktuale

Loading...
loading...