50 mijë turq ndalen në Strugë,një histori interesante ka ndodhur!

Turqit së fundi janë vizitorët më të shumtë grupor që vizitojnë Strugën. Itinerari i turistëve turq përfshin pothuajse të gjithë shtete e Ballkanit, por në program, si një nga pikat e ndalimit ka edhe qytetin e Strugës. Arsllan Spaho, i cili ushtron profesionin e ciceronit për turistët turq, potencon se në Strugë gjatë vitit ndalojnë rreth 40 mijë deri 50 mijë turistë, shkruan gazeta KOHA. Por, pavarësisht këtij fakti, ai thekson se qëndrimi i turistëve turq në Strugë, në pjesën më të madhe është qëndrim ditor, sepse gjatë qëndrimin në Maqedoni, ata akomodohen në Ohër. Spaho tregon se turqit, në pjesën më të madhe të qëndrimit në Strugë, interesohen për trashëgiminë osmane si dhe për të kaluarën historike. Një pjesë e turistëve turq, tregon Spaho, gjatë këtyre tureve njihen edhe me të kaluarën familjare, pasi kanë rrënjë nga Ballkani. Një histori interesante, tregon ciceroni strugan, ka ndodhur para disa kohësh me një grup turistësh po nga Turqia, ku një strugan i moçëm, pasi e sheh një turiste nga Turqia, i thotë se i ngjan në një strugane e cila dikur ishte shpërngul në Turqi. Pasi shkëmbimit të informata me turisten rezultoi se strugani kishte pasur të drejtë, sepse ajo i ngjante motrës së babait të saj, familje e cila ishte shpërngulur para disa dekadave nga Strugë. Kjo situatë, vazhdon Spaho, krijoi një atmosferë emocionuese që mallëngjeu jo vetëm turisten turke dhe struganin e moçëm, por të gjithë grupin e turistëve nga Turqia. “Turistët nga Turqia më shumë janë të interesuar për të kaluarën otomane të Ballkanit, por nuk mungojnë rastet kur interesohen për rrënjët e tyre familjare, pasi një pjesë rezultojnë me prejardhje nga Ballkani. Në disa raste ata kanë pyetur pse familjarët e tyre janë larguar nga këto vende të bukura, sidomos kjo më është thënë për ata që janë larguar nga Struga dhe Ohri”, thotë për KOHA, Spaho. Grekët për vite me radhë ishin turistët më të rregullt në grupe të organizuar në qytetin e Strugës, dhe pothuajse gjatë gjithë vitit prania e tyre ndihej, ndërsa prezenca e tyre shumëfishohej në maksimum gjatë festave të ndryshme, sidomos ato fetare. Por,k ka disa vite që vendin e tyre e kanë zënë në masë turqit pasi në vazhdimësi janë regjistruar pronotime të shumta nga grupe të organizuar me turist Turqia.(Koha/Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...