50 vjet në skenë, ky është Sabri Fejzullahu

Këngëtari Sabri Fejzullahu ka filluar që të mbaj koncertin e tij për nder të 50 vjetorit të karrierës së tij në skenë

Me më shumë se 1000 këngë të krijuara, më shumë skeçe humoristike, role në teatër dhe shumë art kanë qenë për Sabri Fejzullahun 50 vite në karrierë.

Përgatitjet për këtë koncert kanë filluar qysh para pavarësisë derisa ai është duke u mbajtur në Klan Kosova.

Sabriu për këto vite kujtohet për hite të pavdekshme si “Shi kur bie në Prishtinë”, “Pranverë në Prishtinë”, “Fshatarja e ime”, etj.

Kurse ai mbahet mend edhe për disa role të ndryshme në teatër, pa harruar këtu edhe karakterin komik të Sheremetit të cilin ai e krijoi dhe e zhvilloi në vitet e 80’ta dhe 90’ta.

In : Showbiz

Loading...
loading...