500 mijë euro u ”dogjën” për palmat në Strugë dhe Ohër

Ndërmarrja Publike “Pyjet e Maqedonisë” në periudhën prej 2008 deri në vitin 2016 për aksionin “Dita e Drurit mbille ardhmërinë tënde” ka harxhuar 771.489.331 denarë, ndërkaq vetëm 21% e fidanëve të mbjella kanë mbijetuar. Ashtu siç informojnë nga ndërmarrja, pas analizës së bërë për përqindjen e mbijetesës së fidanëve ka dalë që prej 35.211.986 fidanë, kanë mbijetuar vetëm 7.394.518, njofton Portalb.mk.

Për këtë projekt, 297.235.394 denarë janë paguar nga mjetet buxhetore të Ministrisë së Bujqësisë, pas programit për riprodhim të pyjeve, ndërkaq 31.976.705 denarë janë paguar nga Agencia për Mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimin rural për furnizim të palmave.

“Pyjet e Maqedonisë nga vitit 2008 deri në vitin 2016 e ka zbatuar projektin e Qeverisë – “Dita e Drurit mbille ardhmërinë tënde”. Në të gjitha aksionet paraprake deri më tani “Pyjet e Maqedonisë” ishte e obliguar që të sigurojë fidanë për pyllëzim të disa lokacioneve të caktuara. Ishim të obliguar që të kërkojmë lokacione për pyllëzim përskaj vendeve të banuara dhe afër rrugëve hyrëse, por edhe përskaj autostradave për pyllëzim me fidanë të ndryshëm. Shumica e hapësirave janë pyllëzuar disa herë (në disa aksione”, informojnë nga kompania.StrugaLajmStrugaLajm

“Vlerësojmë se, nëse është e nevojshme pyllëzimi dhe gjelbërimi i lokacioneve të vendeve jo të pyllëzuara, terrene të eroduara, vende me shkëmbinj ose tjetër lloj të hapësirës jashtë nga planet e rregullta dhe obligimeve ligjore, është e nevojshme që të kruhet në bazë të projekt-programit të përgatitur. Në përpilimin e programit të kyçen ekspertë dhe persona profesionistë të fushës, me qëllim që të mundësojë përgatitjen e hapësirave dhe pyllëzimit me materiale për mbillje, i cili do të jetë përkatës për të njëjtat, ndërkaq pyllëzimin ta kryejnë personat profesional”, informojnë nga NP “Pyjet e Maqedonisë”.StrugaLajm

Ndryshe, në vatin 2015, u mbollën gjithsej 1.100 palma në Shkup, Ohër Strugë, por edhe në qytete tjera të Maqedonisë. Ka pasur reagime të shumta në opinion, pasi që të njëjtat u thanë, duke e pasur parasysh se nuk mund t’i përshtateshin klimës.

In : Aktuale

Loading...
loading...