60 për qind e qytetarëve çdo ditë përdorin internet

Mbi 70 për qind e amvisërive kanë pasur qasje në internet nga shtëpia, ndërsa mbi 60 për qind e popullatës kanë përdorur internet pothuajse çdo ditë, tregojnë të dhënat të cilat i publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë për tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara, 73,6 për qind e amvisërive kanë pasur qasje në internet, ndërsa pothuajse të gjitha, gjegjësisht 91,2 për qind e amvisërive kanë pasur lidhje me shtrirje të gjerë (fikse dhe celulare) në internet. Nga popullata e përgjithshme e moshës prej 15 deri 74 vjeç, internet kanë përdorur 74,5 për qind, ndërsa 61,9 për qind kanë përdorur internet çdo ditë ose pothuajse çdo ditë. Telefonat e mençur kanë qenë mjetet më të përdorura për qasje në internet, ndërsa më së shumti i përdorin të rinjtë e moshës prej 15 deri 24 vjeç.

Prej personave të cilët kanë shfrytëzuar internet 24,8 për qind kanë blerë mallra apo shërbime përmes internetit në 12 muajt e fundit, ndërsa më së shumti gjegjësisht 64,1 për qind prej tyre kanë blerë veshje apo pajisje sportive. Trendi i numrit gjithnjë e më të madh të përdoruesve të shërbimeve të internetit vërtetohet edhe me të dhënat e anketës të cilën e zbatoi Agjencia për Komunikime Elektronike në periudhën prej më 19 deri më 29 maj.StrugaLajm

Sipas rezultateve të anketës, qasje në internet kanë 80,4 për qind e amvisërive, ndërsa numri i abonuesve në internet është 74,4 për qind dhe shënon trend të rritjes së vazhdueshme. Një prej të dhënave më interesante është se 43 për qind e të anketuarve në ditë mesatarisht rrinë nga tre deri në pesë orë në internet. Anketa tregon se ekziston dallim midis përdorimit të internetit në mjediset urbane dhe rurale, gjegjësisht 78,8 për qind përdorues të internetit ka në mjediset urbane, ndërsa 66,8 për qind në mjediset rurale. Në 12 muajt e fundit, vetëm 3,3 për qind e përdoruesve të internetit kanë ndryshuar operator.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...