70 vjet “Vllaznimi” i Strugës

70 vjet KF Emin Duraku (KF Vllaznimi)

Në vitin 1947 një grup entuziastësh, sportëdashës janë aktivizuar për themelimin e një klubi futbollistik – KF Emin Duraku(hero shqiptar), emrat e lojtarëve që i vunë gurëthemelet e këtij klubi janë: Metat Pollozhani, Ysein Abush, Nijazi Emush(Llomba), Ysein Adi Suldashi, Abduraman Emush, Axhibajram Cina, Ysein Kabakçi, Avni Bibo, Çalldi Dunoski, Krume Matoski, Kadri Shabani, Ekrem Tairi, Selajdin Shaipi, Abdyl Kabakçi, Galip Beka, Avni Karçe, Saimi Kabakçi, Ysein Miftari, Neim Pesoçani, Adi Neziri, Skender Agiç.
Në vitin 1974, për shkaqe politike dhe diskriminuse që u bëheshte shqiptarëve në atë periudhë u ngrit iniciativë për ndërimin e emirt “Emin Duraku” dhe u dhan disa propozime si KF “Cërn Drim”,K.F.”Struga”.Qëllimet kanë qenë me prapavijë asimiluese, duke u shkrirë ekipet e qytetit në një ekp (Struga).Përfaqsuesit e K.F. “Emin Duraku” dolën me qëndrim të prerë:”për ne emër i pranushëm do të jetë vetëm nëse zëvendsohet me emirn K.F.”Vllaznimi”.Ky propozim nuk u pranua nga strukturat aktuale të pushtetit.Lojtarët të revoltuar,së bashku me kryesinë, vendosën që të mos garojnë duke I marrë librezat nga klubi dhe të kërkojne drejtësi në instanca më të larta.Duke parë vendosmërinë e këtyre njerëzve që nuk kërkonin asgjë tjetër vetëm që vetë ta zgjedhin emrin, me të cilin do të paraqiteshin para publikut, organet përkatëse , sollën vendimin që të pranohet emri K.F.”Vllaznimi”.
Me rastin e themelimit të KF Emin Duraku (KF Vllaznimi), këtij jubilej 70 vjeçar kryesia e KF Vllaznimi ndau mirnjohje për futbollistë të gjeneratave të ndryshme. Të pranishëm ishin Gafur Ziba, Jashar Pollozhani, Naxhi Shehu, Kemal Isa, Fatmir Ziba, Besnik Kica, Abdylalik Sheh, Petrit Bujari(Pepi), Agim Lita, Raman Pushkule, Ilir Sela, Demir Shate, Bajram Imeri, Arben Borova, Amza Pushkule, Pllum Saliu dhe Kastriot Bariu.
Falenderim i veçantë nga kryetari Naser Sinani dhe drejtori gjeneral Fiat Shate për te gjith kontribuesit e futbollit Strugan.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...