73 vjecari vdiq nga aksidenti në rrugën Ohër-Kërcovë

Dje e enjte, 11.07.2019, rreth orës 15:00 në autostradën Ohër-Kërçovë, midis Botunit dhe fshatit Klimeshtani, ndodhi një aksident trafiku midis një makine Citroen Saxo me targa të Shkupit të drejtuar nga P.S (73) nga Shkup dhe një kamion mallrash “Ford Transit” me targa të Shkupit, të drejtuar nga D.P (27) nga Ohri.

Në aksident, shoferi P.S ka vdekur nga plagët që ka pësuar. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupit të të ndjerit iu krye autopsi. Inspektimi i rastit u krye nga një ekip i SPB-Ohër.

In : Aktuale

Loading...
loading...