75 vjetori i një date të anashkaluar historike!

Medai Shaholli

Sot mbushen plotë 75 vjet nga 8 nëntori i largët i vitit 1944, kur Struga me rrethinë pas disa vitesh ekzistimi të krijesës së përkohëshme fashiste ”Shqipëri e Madhe” do të çlirohet nga tutela nazi-fashiste për t’u zëvendësuar më vonë nga pushtuesit e rinj kumunist jugosllav.
Fillimisht Struga do të çlirohet nga çizmja nazi-fashiste të cilët kishin sajuar krijimin
”Shqipërisë së Madhe” përkohësisht, pa garanca ndërkombëtare dhe për aq kohë sa do të qëndronte në këmbë nazi-fashizmi si perandori e së keqes.
Struga do të çlirohet pas dy javë luftimesh me soldateskën naziste vetëm nga partizanët e brigadës së shtatë shqiptare.

Kështu, 75 vjet më parë në qytetin e Strugës do të hyjnë si fitimtarë formacionet e para të partizanëve shqiptarë në krye me komisar Qemal Agollin, qytet shqiptar ky që po çlirohet vetëm nga partizanët shqiptarë të cilët atë ditë e paguan shtrenjtë çmimin e lirisë, ndërsa brigadat sllavo-maqedonase qëndronin larg zjarrit të frontit strugan ku ata bënin ”sehir” rreth e qark fshatrave të tyre.

Po atë ditë, menjëherë pas përfundimit të festës së çlirimit ku partizanët e brigadës së shtatë shqiptare do të vazhdonin rrugën për beteja të reja, forcat e nacionalizmit dhe shovinizmit bullgar ngritën kokë me ç’rast ata ndërmarrin aktet të përdhunimit të identitetit tonë kombëtar shqiptar duke ulur nga shtiza shqipen dykrenare të vendosur gjithandej nëpër qytet.
Kjo ishte paraqitja e parë e hapur e nacional-shovinizmit bullgaromadh me heqjen e flamujve shqiptarë në Strugë e më gjerë si shenjë e vendosjes së supremacisë dhe pushtetit të ri mizor të komunizmit jugosllav mbi shqiptarët.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore në të gjitha trojet shqiptare si në Kosovë dhe në Maqedoni, kryengritja kundër nazi-fashizmit u përdor dhe manipulua nga partizanët e druzhe Titos, në të cilën shqiptarët u përdorën si mish për top në këtë luftë të Koalicionit Antifashist Botëror.StrugaLajmStrugaLajm

Partizanët ”çlirimtarë” çetnikë të druzhe Titos, në këto vite gjithandej nëpër trojet tona etnike do të vazhdojnë të vrasin dhe të terrorizojnë shqiptarët e pafajshëm duke i akuzuar si armiq dhe bashkëpuntorë të nazizmit.
Një nga këto masakra kanë qënë dhe vrasjet e shqiptarëve në monopolin e duhanit në Tetovë, ku falë ndërhyrjes së udhëheqësve të brigadës së shtatë shqiptare Nexhat dhe Qemal Agolli, shpëtojnë mijëra shqiptarë nga pushkatimi.
Për ta argumentuar këtë konstatim vlen të përmendet një dokumenti i botuar së fundmi që flet hapur për politikën shoviniste të kreut të atëhershëm politik të Maqedonisë ndaj shqiptarëve i cili thotë:
“Analizë për pakicën shqiptare në RPM-ë”, hartuar më 29 shkurt 1952 nga grupi punues i Byrosë Politike të PKM-së, me Kërste Cërvenkovskin në krye, në të cilin grup merrte pjesë edhe Reis Shaqiri, të cilët akuzojnë Nexhat Agollin, për lirimin e disa veprimtarëve të NDSh-së nga Struga dhe Kërçova, që sipas hartuesve të analizës, tërë ajo paska lënë “pasoja të thella” në Strugë dhe rrethinë.

Këta ishin partizanët çetnikë të Cërvenkovskit dhe Gligorovit, që në njërën anë trumbetonin ”vëllazërim bashkimin” mes popujve, ndërsa në anën tjetër vazhdojnë me politikën shfaruese të shqiptarëve të pafajshëm të trojeve tona etnike.

Në sheshin e Strugës autoritetet e kohës së komunizmit jugosllav kanë ngritur një përmendore të Revolucionit kushtuar Luftës Antifashiste, mirëpo ajo nuk përfaqëson realitetin historik dhe nuk nderon luftën çlirimtare të shqiptarëve në këtë rreth.
Në përmendoren e ngritur enkas në shenjë kujtimi për Luftën Antifashiste në këto anë nuk shkruan asnjë fjalë në gjuhën shqipe për kontributin e qeleshbardhëve të brigadës së shtatë shqiptare në çlirimin e Strugës nga pushtuesist nazist.StrugaLajm

Kjo ishte maska e ”vëllazërim-bashkimit” që po vazhdon edhe sot me kryeministrin Zaev.
Nëse gjatë Luftës Antifashiste shqiptarët e Strugës nuk ishin të arsimuar dhe u mashtruan pas demagogjisë komuniste sllave për ”vëllazërim-bashkim” të popujve dhe barazisë mes tyre, sot që kemi mijëra të arsimuar me diploma Universiteti në demonkracinë e re sllave, shqiptarët po e hanë përsëri sapunin për djathë, tanimë me slloganet e reja si, ”për një jetë më të mirë për të gjithë”, të hartuar nga ujqërit e rinj të titistëve të vjetër.

Një paradoks më vete i liderëve lokal shqiptarë mbi këtë përmendore është dhe qëndrimi i ish kryetarit të komunës Ziadin Sela, disa vjet më parë mbi këtë temë.
Në mandatin e tij si kryekomunar z.Ziadin Sela, u zotua se do ta prishte këtë gërmadhë të komunizmit jugosllav nga sheshi i komunës, por deri në përfundim të mandatit të tij ai jo vetëm që nuk prishi, por e ”zbukuroi” atë ”gërmadhë të komunizmit” para komunës, me parqe dhe drunj dekorativ.
Kësioj, liderët tanë ndryshe flasin dhe ndryshe veprojnë.

Prandaj, liderët tanë politik dhe historianë e studiues të kësaj ”dërzhave” që deri tani kanë heshtur për këto ngjarje, ka ardhur koha të të prononcohen për këto tema nëse e njohin kontributin dhe Luftën Antifashiste të shqiptarëve të kësaj ane përfshirë këtu edhe 8 nëntorin e vitit 1944, si ditë çlirimi nga nazi-fashizmi apo si okupim i mbarë trojeve shqiptare nga çetnikët ”partizanë” të druzheTitos?

Nëse historianët dhe studiuesit tanë nuk e njohin këtë datë si çlirim apo okupim, atëherë le ta thonë hapur se ishte vendim arbitrar i Fuqive të Mëdha në Konferencën e Jaltës, ku u shkel e vullnet politik i popullit shqiptar i trojeve etnike për vetëvendosur për të ardhmen e tij në bazë të Kartës së Atlantikut.

Koha mbase do të jetë gjykatsja më e mirë që do të jap gjykimin e arsyeshëm për të vlerësuar të kaluarën tonë historike pa paragjykime.


Loading...
loading...