A do ta vrasë koronavirusi Populizmin?

Walter Russell Mead

Ndikimi ekonomik i koronavirusit është dramatik; pasojat e virusit për politikën botërore mund të jenë po aq befasuese. Si fillim, ekuilibri i fuqive botërore mund të ndryshojë ndjeshëm pasi disa kombe mund ta kalojnë situatën relativisht më shpejt, ndërsa të tjerët do të përballen me kriza sociale dhe politike më të gjata dhe më të thella. Por kriza po prek edhe politikën e brendshme të kombeve. Që para pandemisë, lëvizjet populiste, ndonjëherë nën udhëheqës autoritarë, sfidonin partitë dhe idetë politike të përhapura në gjithë botën. Politikat globaliste, të tregtisë së lirë që mbizotëruan axhendën ndërkombëtare që nga 1990, bashkë me institucionet ndërkombëtare duke filluar nga FMN dhe OBT e deri tek Bashkimin Evropian kanë qenë objektivi kryesor i populistëve.

Problemi tani shtrohet: pandemia do të ringjallë mbështetjen për ekspertizë teknike e multilateralizëm apo do të përshpejtojë rrënimin e atij që kritikët e quajnë "rendi neoliberal" i botës pas Luftës së Ftohtë. Ka një komponent të fortë për atë sesi koronavirusi mund ta vrasë Populizmin. Si në aspektin mjekësor ashtu edhe atë ekonomik, pandemia kërkon udhëheqje nga ekspertë dhe bashkëpunim ndërkombëtar. As përhapja e kësaj sëmundje globale dhe as pasojat e saj ekonomike nuk mund të trajtohen veçmas nga qeveritë kombëtare. Nëse një vend arrin të kontrollojë epideminë, por fqinjët e tij dështojnë, epidemia rikthehet edhe aty. Edhe rënia e tregtisë botërore dhe e tregjeve financiare do të kërkojë veprim të bashkërenduar për të rikthyer ngritjen në këmbë të ekonomisë globale.StrugaLajm

Megjithatë, deri më tani, koronavirusi nuk duket se po promovon bashkëpunimin midis liderëve botërorë ose respektimin e institucioneve globale. Pandemia ka zgjeruar hendekun midis SHBA dhe Kinës. Ndërsa BE ka lëvizur shpejt për të hequr kufijtë për deficitet fiskale të vendeve të
eurozonës, qeveritë kombëtare të Evropës deri më tani janë përqendruar pothuajse tërësisht në adresimin e problemeve të tyre pa shumë konsultime. Qeveritë kombëtare dhe jo agjensitë dhe institucionet ndërkombëtare, i kanë dhënë tonin reagimit ndaj pandemisë. Kjo mund të ndryshojë pasi shpaloset kjo krizë e paparë globale, por dinamika aktuale ka të ngjarë të vazhdojë për ca kohë. Me përjashtimin e pjesshëm të eurozonës, nevoja e papritur e shumë bizneseve për të kërkuar kredi dhe shpëtime nga qeveritë kombëtare do të rrisin fuqinë e politikanëve vedas. Kjo nevojë do të inkurajojë votuesit – shumica e bizneseve do të kenë varësi jetike nga ndihma e qeverisë – ti shikojnë liderat kombëtarë si mbrojtësit e tyre kundër stuhisë. Megjithëse disa aspekte të krizës e shtyjnë prirjen politike në anën tjetër, shumë vendeve u mungojnë burimet e nevojshme për një tronditje të këtij lloji, nëse udhëheqësit kombëtarë konkludojnë se siguria e tyre për furnizime mjekësore, informacion dhe teknologji justifikon koston ekonomike të politikave proteksioniste, tregtia e lirë do të pësojë humbje të mëdha.StrugaLajm

Bota nuk do ti shikojë këtë vit zgjedhjet në SHBA me shqetësimin e zakonshëm. Verdikti i votuesve amerikanë ndaj Donald Trump, populisti më i spikatur në botë, do të ketë pasoja substanciale dhe simbolike për politikën globale. Një fitore e Joe Biden do ta vinte peshën e qeverisë amerikane përsëri në anën e programit të pas-Luftës së Ftohtë të multilateralizmit dhe globalizmit. Në nivelin e simbolizmit, një humbje e Trump do të sinjalizonte politikanët në gjithë botën se mbizotërimi populist e kaloi kulmin dhe ne mund të shohim një kthim në më shumë politikëbërje me bazë konsensuale me pjesën tjetër të Perëndimit. Një fitore e Trump, nga ana  tjetër, do të ishte sinjali i fortë për botën se politika e përçarjes nuk ka mbaruar. Rizgjedhja e zotit Trump munnd të jetë një tronditje për sistemin e vjetër ndërkombëtar; aq më shumë që rizgjedhja e tij në vazhdim të pandemisë do të ishte akoma më e rëndësishme. /WSJ

In : Aktuale

Loading...
loading...