A do të ketë pazar, Ligji për përdorimin e gjuhëve për amnistinë?

Lufta kundër krimit që rrezikon stabilitetin bëhet pazar me një të drejtë të shqiptarëve. Ma e keqja, nëse kjo ndodhë, do të jetë se drejtësia do të dorëzohet para krimit që përgjithmonë do ta pamundësoj funksionimin e shtetit ligjorë dhe me te edhe ardhmërinë e shtetit. Në këso rrethana mbetet pyetja, a do të bëhet pazar Ligji për përdorimin e gjuhëve me amnisti kundër krimit dhe korrupsionit?

Nga Rizvan SULEJMANI

Kaluam ditë përplot me dramë në procesin e miratimit të ligjit për përdorim të gjuhëve, por epilog final ende nuk ka. Që ligji të hyjë në fuqi duhet të shpallet në gazetën zyrtare, kurse për te duhet nënshkrimi i dy institucioneve shtetërore kryetarit të shteti dhe kryetarit të parlamentit. Ky i pari sipas kushtetutës tanimë është i obliguar ta nënshkruaj pasi një herë e shfrytëzoj të drejtën për ta kthyer në rishqyrtim dhe sipas procedurës ligji u miratuar me shumicë absolute me 67 vota. Por ja që ai nuk e nënshkruan me arsyetimin se ligji është antikushtetues edhe pse organ për vlerësimin e kushtetutshmërisë është Gjykata Kushtetuese. Kjo shtonë dilemën nga e merr të drejtën kryetari për këtë veprim anti-kushtetues? Por shumë më me rëndësi cila është arsyeja e vërtet e mosdekretimit të ligjit. Disa jurist thirren në praktikat e deritanishëm pasi ka pas raste kur kryetarët paraprak nuk e kanë nënshkruar ligjet dhe ata nuk kanë hyrë në fuqi.

Pjesa dërmuese e ekspertëve janë të mendimit se kryetari është i obliguar ta bëj atë përveç partisë VMRO-DPMNE dhe disa ekspert të afërta me te. Çështja shtrohet, është ky veprim politik apo juridik? Gjegjësisht, kush e bllokon nënshkrimin VMRO-DPMNE apo Ivanovi? Debati sot zhvillohet në këto dy binarë, por për mua është më me rrëndësi pista e tretë që duhet analizuar, kush do të triumfojë, amnistia ndaj krimit dhe korrupsioni apo ligji? Kamë përshtypjen se ligji për përdorimin e gjuhëve shumë më tepër bëhet pazar me amnistinë për krim dhe korrupsion që rrezikon stabiliteti dhe ardhmëria sesa për parime. Këtë qëndrim nuk e kamë prej sot. Në një emision televiziv me rastin e amnistisë që u bëri Ivanovi, Gruevskit dhe njerëzve të tij me qëllim debllokimin e procesit politik, që rrezikonte ta nxjerrë shtetin jashtë kontrollit, unë kisha thënë; “do të jetë shumë keq nëse dikush nuk do të dënohet, por kamë frikë se epilogu i fundit do të jetë, amnistia, qoftë direke, apo indirekte, e heshtur apo transparente”.

Arsyetimi kryesorë atëherë ishte, që edhe sot qëndron; Maqedonia nuk ka kapacitet të luftojë krim prej pesë miliardë euro saç parashihej atëherë, bile as për pesëqind milion euro. Ajo më parë do të destabilizohet sesa do ta fitojë këtë luftë. Si argument kisha përdorë dhe qëndroj pas saj dy çështje; një, se Maqedonia është shtet multietnik dhe gjithmonë kur aktualizohet lufta kundër krimit dhe korrupsionit nxiten problemet ndëretnike deri në vlim, saqë komplet e vendos opinionin publik. Marrëdhëniet ndëretnike janë ata që “rrezikojnë” stabilitetin e shtetit, andej kur duhet të zgjidhet ndërmjet stabilitetit dhe drejtësisë, kjo e para triumfon. Në mbështetje të këtij qëndrimi përmenda përvojat e para vitit 2002 pas konfliktit dhe gjatë viteve 2002-2006, kur qeveria e atëhershme bëri disa përpjekje që ta ndjek krimin e qeveris së Libço Georgievskit, bile edhe vetë atë.

Dua të përkujtojë se në atë kohë ndodhi një vrasje misterioze të shtatë emigrantëve nga Pakistani dhe India, diku afër Liqenit të Smillkovës, që u quajtën terrorist në mbështetje të “terroristëve shqiptarë”. Kjo ngjarje menjëherë pas përfundimit të luftës së 2001-it krijoj një shok serioz në opinion. Faktori ndërkombëtarë që ende ishte prezent edhe në teren edhe në institucionet e sigurisë shpejtë i demantojë dhe doli se disa prej të dyshuarve ishin ose të shërbimit sekret ose të njësitit të atëhershëm special.

Pas formimit të qeverisë dhe stabilizimit politik, u paraburgosën disa ish drejtorë të ndërmarrjeve publike bile edhe ministra, kurse kryeministri i atëhershëm Hari Kosotov doli në parlament me një kasetë, me të cilën e kërcënonte Lubço Georgievskin. I shtrënguar nga faktori ndërkombëtarë në këso rrethana Lubço Georgievski po sikur Gruevski tani, partinë ia dorëzoj njeriut të tij të besuar Gruevskit që ta ketë si mbështetje. Siç rritje presioni dhe ngushtohej rrethi erdhi edhe deri tek konflikti ndërmjet këtyre dyve që solli deri tek përçarja e kësaj partie ku një grup deputetësh më i madh vazhdoj të ndjek Georgievskin kurse tjetri Gruevskin.

Fushata e luftës kundër korrupsionit mori një kahe krejt tjetër kur u aprovua Ligji për ndarje territoriale. Disa intelektual po sikur sot që bëjnë me ligjin për përdorimin e gjuhëve filluan atë ta interpretojnë si federalizëm, ndarje e Maqedonisë dhe rrezik për të ardhmen e shtetit. Organizuan protesta shumë agresive siç ishte rasti me tendencën për ta djeg të gjallë i ministrit të mbrojtjes së asaj kohe, Buçkoski, më pas kryeministër, kur shkoi në Strugë ti bind qytetarët që të pranojnë ligjin. Më pas po të njëjtit intelektual, organizata joqeveritare dhe partitë politike më të vogla ngritën iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum, që nuk mund ti siguronin. Vetëm pasi Hari Kostovi një bankier i mirë por një kryeministër në detyrë i keq, në një debat televiziv (nga padija) deklaroj se do të vendos në rend dite në parlament iniciativën nëse mblidhen 150.000 nënshkrime gjërat ndryshuan rrënjësisht. Ata e dinë Marrëveshjen e Ohrit e kanë të qartë se ligjet që aprovohen me dy shumica nuk mund ti nënshtrohen referendumit. Por kryeministri në detyrë ose nuk besonte se mund të mblidhen nënshkrimit ose nuk e dinte këtë fakt andej deklaroj se do ti mundësonte parlamentit të bjer vendim për referendum. Lupço Georgievski e pa shansin vendosi makinerinë e tij partiake në lëvizje dhe mblodhi nënshkrimet e nevojshme. Me këtë u arritën dy qëllime; opinioni nga lufta kundër korrupsionit u çˋvendos në luftë ndëretnike dhe dy, krijoi hapësirë për pazar për lirimin e vetes dhe shokëve. Referendumi nuk pati sukses për më tepër arsye. Duke filluar nga pranimi i Maqedonisë me emrin kushtetues nga SHBA-ja, tërheqjen e Lubço Georgievskit nga agjitimi tani për të dalë në referendum dhe votuar kundër ligjit, me arsyetim banal se Greuvski që zyrtarisht ishte kryetarë i VMRO-DPMN-së kinse nuk ka dashtë që ky si rival i tij të ishte në binë bashkë me organizatorët tjerë. Por, pas kësaj pasojë një ligj antikushtetues me të cilin u liruan të paraburgosurit për vrasjen e emigrantëve (gjykata kushtetuese e abrogoj atë por ata u liruan dhe sipas ligjit nuk mund të ktheheshin prapë), për të paraburgosurve tjerë u gjetën solucioni lehtësuese dhe pothuajse asnjeri nuk vuajti burg serioz. Për gjithë këto pazare prova nuk ka, por mbetet dyshimi se stabiliteti i shtetit dhe ardhmëria e tij u pazarit për amnisti nga krimi dhe kriminalitetit.

Duket se historia përsëritet. Me fillimin e presionit të faktorit ndërkombëtarë për ndërrimin e Qeverisë së Gruevskit, patëm më tepër ngjarje që lënë shumë dyshime. Ndodhi një vrasje prapë misterioze përafërsisht në të njëjtin vend tek Liqeni i Smillkovës, ku përsëri u akuzuan si terroristë shqiptarët. Ndodhën bombat që rrezikonin pushtetin e Gruevski, ndodhi Kumanova pas së cilës mbeten shumë paqartësi, kush sa ishte i përzierë në ngjarjen. Pjesa më e madhe e analistëve këtë e panë si punë të shërbimeve sekrete për të tërheq vëmendjen nga bombat e Zaevit që e demaskonin “patriotizmin” e Gruevskit kurse zbardhnin korrupsionin dhe krimin e tij dhe qeverisë. Erdhi deri tek një polarizim jo shqiptaro-maqedonas por shqiptarët kundër Gruevskit dhe qeverisë së tij, që bëri nga revolta të votojnë Zavein dhe LSDM-n jo nga bindjet ideologjike. Pas shumë përpjekje për formimin e institucioneve, parlamentin, ndodhën edhe ngjarjet e 27 prillit për të ndërprerë formimin e një koalicioni që do ta linte atë jashtë qeverisë. Pas gjithë kësaj ishte e qartë se do të pasojë proces gjyqësorë për keqpërdorime financiare. Pati edhe një përpjekje të Ivanovit për amnisti që u refuzua nga opinioni publik dhe opstrukcione tjera që sipas shumicës së analistëve qëllim ishte ikja nga drejtësia. Kur dukej se koha e Gruveskit mbaron dhe filluan proceset gjyqësore ndodhi Ligji për përdorimin e gjuhëve. Prapë një moment i ngjashëm si vitin 2004 kur u aprovua ligji për ndarjen territoriale. Të njëjtit intelektual me disa të rijë ligjin e kualifikuan si federalizim, prishje e shtetit dhe ndarje të Maqedonisë.

Një spin perfekt që e devijoi opinioni publik nga lufta kundër korrupsionit në luftë ndëretnike. Kushti kryesorë i VMRO-DPMNE-s për tu kthye në parlament dhe për të marrë pjesë në ligjet reformuese dhe proceset euro-integruese është lirimi i të burgosurve dhe abrogimi i ligjit për gjuhët. Rastësisht apo jo, ligji ka hy në labirinte juridike, gjegjësisht hyrja në fuqi e tij është ndalu, kurse të paraburgosurit për rastin e 27 prillit u liruan. Fakt është se pesë prej tyre u kthyen sërish në burg por nuk e di si do të zhvilloheshin punët sikur të mos kishte ndodhur dëbimi i diplomatit rus sa në shenjë solidariteti me Mbretërinë Angleze sa për involvim të tij në ngjarjet e 27 prillit dhe sikur Ivanov haptas të shpallte këtë vendim të qeverisë si të ngutshëm. VMRO-DPMNE në mënyrë perfide luan një lojë të dyfishtë në këtë rast. Me një fjalë shumë ngjashmëri që të shtynë të mendosh nëse në fund ligji për përdorimin e gjuhëve do të jetë pazari i fundit që duhet të mbaroj me një amnisti, direke, indirekte, të fjetur apo që do ti len në harresë korrupsionin. Gjegjësisht, prapë lufta kundër krimit që rrezikon stabilitetit bëhet pazar me një të drejtë të shqiptarëve. Ma e keqja, nëse kjo ndodhë, do të jetë se drejtësia do të dorëzohet para krimit që përgjithmonë do ta pamundësoj funksionimin e shtetit ligjorë dhe me te edhe ardhmërinë e shtetit. Në këso rrethana mbetet pyetja, a do të bëhet pazar Ligji për përdorimin e gjuhëve me amnisti kundër krimit dhe korrupsionit?

(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës KOHA)


Loading...
loading...