A fitohet imunitet pas infektimit nga koronavirusi – Shkëlqim REÇI

A fitohet imunitet pas infektimit nga SARS-COV-2 (Covid-19)? Shpresa e Vaksinimit ? Si ndikon COVID-19 gjat shtatzanisë?

Një përmbledhje nga Dr. Shkelqim Reci,

Sistemi imunitar perbëhet nga: proteina të specializuara të quajtura Antitrupa, qelizat imunitare dhe oragenet imune. Ky sistem përmbledh nje kopleks reaksionesh të nderlidhura në përgjigje të lëndëve të huaja ose infeksioneve.

A fitohet imunitet pas infektimit nga
SARS-COV 2 (COVID 19)?

Nga studimi dhe exeprimentet e bëra te majmunët në muajin mars nga Chinese Academy of Medical Sciences rezulton se:
-Majmunë të cilët janë infektuar me Sars-CoV-2 formojnë antitrupa pas sëmundjes, dhe për këtë arsye janë imun ndaj virusit. Majmunët me ri-ekspozim nga SARS-COV 2 nuk treguan përsëritje të COVID-19, në mënyrë të ngjashme me majmunet e tjer. Pra ato kan fituar imunitet ndaj SARS-COV-2.

Nga studimet tjera shihet se:
Në rast të një infektimi nga SARS-COV-2, organizmi fillon të mbrohet, dhe që në javën e parë fillon të prodhojë Antitrupa dhe aktivizion sistemin imunitar qelizor. Pra me replikimin ose vendosjen e Virusit ne hund, fyt ( ne rrugët e sipërme te frymarrjes) organizmi jonë fillon shum herët të mbrohet dhe pas javës se parë kur Virusi zbret në mushkëri, orgsnizmi jonë tashmë është pregaditur dhe ka prodhuar mekanizmat mbrojtës dhe neutralizion menjëher Virusin (pra prodhohen Antitrupat, dhe aktivizohet sistemi imunitar qelizor). Ndoshta është kjo arsyeja pse shumë pazientë shfaqin manifestim të leht të sëmundjes.

Por nga statistikat aktuale, shohim se një manifestim të rënd në nje numër shumë shumë të ulët shfaqin edhe grupmoshat e ndryshme dhe jo vetëm të moshuarit. Pse ndodh kjo? Deri tani nuk ka asnjë studim shkencor por ekziston vetëm ideja ose hipoteza, se ndoshta ne kto raste kemi nje vendosja ose replikim ose marrje të Virusit direkt ne mushkëri ku organizmi nuk ësht aspak i pregaditur nga ky infeksion. Ndoshta kjo është arsyeja pse disa pacient shfaqin manifestim shum të rënd klinik.Pra me marrjen e Virusit direkt ne mushkëri trupi jonë nuk ka mundësi që të reagojë ose të mbrohet nga ky infeksion, pra ësht i papregaditur.

Prandaj edhe njëherë apeli im personal është- respektoni masat higjenike, evitoni kontaktet sociale! SA NUK ËSHTË VONË! Se edhe nga maskat e thjeshta qe perdoren ne sallat operative dhe nga maskat FFP2 nuk ka asnjë studim shkenzor se sa jemi të mbrojtur dhe se si ndikojn ato nga SARS-COV-2. Por logjikisht perdorimi i tyre nuk esht i gabuar, ndoshta aplikimi i tyre në të ardhmen do të behet i detyrueshem.( duke marrë parasysh hipotezen e mekanizmit të infektimit siç është pershkruar më lartë un jam pro perdorimit tyre, por gjithsesi vendimi merret nga organet kompetente të secilit vënd, akualisht në gjermani perdorimi i maskave nga të gjithë personat nuk është i detyrueshëm).

Vaksinim Kunder COVID-19 deri tani nuk kemi. Por shpresat jane të mëdha, se do te kemi nje vaksinum kundër COVID-19. Duke marrë parasysh studimin e fundit në muajin mars të Berend-Jan Bosch nga univeriteti Utrecht: shohim se Antikorpet që kanë neutralizuar Virusin SARS-COV 1, kanë dhën reaksion edhe kunder Virusit SARS-COV 2(COVID 19) pra kjo jep një shpres shumë të madhe në fushën e Bioteknolgjisë per prodhimin e Vaksinave.( koha se kur do të fillojë prodhimi dhe aplikimi i tyre esht e papercaktuar nga ndikimi i shum faktoreve bilogjik dhe rregullativ)

Në Gjermani tani kan filluar shum studime te cilat ndoshta në muajin Prill do te japin rezultatet e para.

Ketu desha të theksoj edhe nje studim tjetër rreth përçimit te infeksionit gjat shtatzanis nga nëna te femija dhe se si ndikon COVID-19 gjat shtatzanis : ( studim nga Universiteti Erlangen i sapo botuar nga Thieme 26.03.2020).
Bazuar në këtë studim deri tani shihet se ose supozohet se transmetimi nga nëna tek fëmija nuk është i mundshëm. Por COVID-19 mund ta komplikoj shtazanin. Dhe Ushqyerja me gji është e mundur ose mund te fillojë nëse infeksioni ose sëmundja COVID-19 është shëruar plotësisht.

PËR NJË TË NESËRME MË TË MIRË DHE NJË JETË MË SHUMË RESPEKTO RREGULLAT

Sëbashku do ja dalim edhe këte here! Unë dhe kolegët e mijë jemi aleatë të pacientit ne ktë betejë.

Përmbledhja është bazuar nga literatura e perdorur nga tre studime: nga Chinese Academy of Medical Sciences, Berend-Jan Bosch nga univeriteti Utrecht,studimi nga Universiteti Erlangen i botuar nga Thieme si dhe informacion nga Istituti Robert-Koch dhe Instituti i Virologjis Universiteti i Mjekis Charité Berlin.


Loading...
loading...