A janë shpërngulur 400 mjekë nga Maqedonia, ja çarë tha ministri

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot përgënjeshtron se mbi 400 mjekë të rinj e kanë braktisur vendin, prejse Asociacioni i mjekëve të rinj dhe specializantëve doli me atë pohim para disa ditësh.

“Prejse doli ai informacion në opinion ne i kontrolluam të dhënat dhe shifrat. Nuk e di nëse bëhet fjalë për një informacion të rremë ose dikush ka dashur të japë informacion të rremë, por në Odën e mjekëve janë dhënë vetëm rreth 160 vërtetime për shkuarje në vendet e huaja, dhe ajo u duhet të gjithë mjekëve të rinj ose atyre me përvojë të cilët duhet të shkojnë për punë madje edhe përkohësisht, për shkak të asaj që pa atë vërtetim nuk mund t’i verifikojnë dokumentet në cilin do shtet”, tha Filipçe.StrugaLajm

Thotë se ajo është për 20 vërtetime më pak nga viti i kaluar, që, siç potencoi, ajo neve na tregon se këto masa që i implementuam në këto dy vjet japin rezultate – punësimi për të gjithë mjekët e papunë përmes masës për stazh gjashtëmujor, mbi 5.000 pëlqime të dhëna, për 50 për qind paga të rritura, ndërsa deri për Vitin e Ri edhe për njëqind për qind përkatësisht edhe 100.000 denarë të tejkaluar në disa klinika dhe institucione. Sipas tij, këto janë pjesë e masave që mjekët e rinj do t’i mbajnë këtu në vend. .StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...