A lexojnë femrat apo meshkujt më shumë në Strugë?

Edhe pse në Strugë funksionojnë dy bibloteka modeste njëra në kuadër të Pallatit të Kulturës ,ndërsa tjetra pran Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza”të pajisura me një fond deri diku të kënaqshme titujsh dhe me literatur të gjinive të ndryshme artistike, është evidente se mungojnë lexuesit ankohen nga këto shtëpi të librit.Sipas pohimeve që morën nga këto institucione të kujdesit , promovimit dhe leximit të librit në Strugë një fenomen shqetësues po ndodhë kohëve të fundit me to,në masë të madhe ka rënë frekuentimi dhe interesimi për librin dukuri e cila po thellohet dita ditës dhe të vetmit lexues të pakët duhet thënë janë veteranët e Arsimit si dhe nxënsit e shkollave në pjesën dërrmuese të gjinisë femërore që interesohen për lektyra të detyruara për lexim në bazë të programit shkollor. Jashar Pollozhani nga “Nënë Tereza”në disa raste për strugalajm.com ka thënë pavarsisht që bibloteka që funksionon në kuadër të shoqatës së tij disponon një fond prej 14 mijë titujsh në gjuhën shqipe dhe atë të huaj,është faktuar sipas tij rënja e interesimit për të lexuar dukuri e cila nga viti në vit po bëhet shqetësuse .”Në masën më të madhe punojmë me nxënës të shkollave të mesme dhe fillore,të cilët zakonishtë interesohen për libra të cilat i kanë me detyrim nga shkolla.Ndërkohë një problem shqetësues është fakti që një pjesë e lexuesëve pasi marrin librat nuk i kthejnë fare ato duke i sjell një problem shtesë biblotekës sonë “thotë ai.Ndërkohë Pollozhani përmend se përvec veteranvëve dhe nxënësve mungojnë plotësishtë kategorit e tjera të lexuesve të cilët nuk hasen në këtë shtëpi të librit.Gjithashtu, edhe nga Bibloteka e Qytetit e cila funksionon në kuadër të pallatit të Kulturës konfirmojnë se ndeshen me një munges të theksuar të lexuesve edhe te ata të vetmit lexues janë nxënësit e shkollave të cilët interesohen për lektyrat e detyruara nga shkolla,ndërsa mungojnë plotësishtë kategorit e tjera të lexuesve potencial sic mund të jenë studentët,intelektualët apo dhe të tjer. Bibloteka e qytetit disponon sallë leximi si dhe një fond librash që kalon mbi njëzetepesë mijë tituj në gjuhën shqipe, tregon një nga të punësuarit në këtë biblotekë.Pavarsishtë arsyeve që mund të jenë të natyrave të ndryshme për këtë situatë duhet thënë se ku fenomen është shqetësues dhe me pasoja të pallogaritshme për një qytet si Struga.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...