A mjafton fjala Absurd!

Lebit Murtishi

Agresiviteti i politikës ekspanioniste serbe ndaj Republikës së Kosovës nuk ka të ndalur. Në anën tjetër, bashkësia ndërkombëtare vazhdon me presion të shtuar ndaj politikanëve të Kosovës, që të vazhdojnë dialogun dhe të implementojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Brüksel, ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës, të Serbisë dhe të BE-së! Trajtimi kaq shpërfillës dhe denigrues i bashkësisë ndërkombëtare kundrejt shqiptarëve, në përgjithësi, është më shumë se alarmant. Dikush, ose shumëkush në vendet e fuqishme të perëndimit dhe të lindjes, akoma i llogarit shqiptarët si mall tregu i intertesave të tyre; akoma i llogarit shqiptarët si një kope të verbërish, të cilës i nevojiten sytë e europës për të gjetur rrugën e theqafjes së tyre. Shqiptarët nuk janë më as të ,,vegjël” e aq më pak të vërbër, që të mos shohin e mos e ndiejnë rrezikun nga përpjekjet gjithëpërfshirëse që po bën serbia (sidomos pas ardhjes së Vuçiçit në krye të saj) për të penguar integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe për të zhbërë përfundimisht shtetësinë e saj të brishtë. Dhe natyrisht, për të mbajtur peng edhe zhillimin normal të Shqipërisë!
Kryetarja e qeverisë serbe, znj. Brnabiç, gjeti kohë për të përcjellë frymën e kësaj politike luftënxitëse në opinionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar (si në çdo rast tjetër) edhe në takimin e kryeministrave ballkanikë në Durrës (të ashtuquajtur informal), të cilit i priu ,,në prapavijë”, Komisioneri Europian, z. Han. Përveç tjerash, znj. Brnabiç, me t’u kthyer në Beograd, deklaroi për mediumet serbe, se në takimin e Durrësit kishte bindur kryeministrin ,,maqedonas” z. Zaev, që të abstenojë në çdo rast – në institucionet ndërkombëtare, kur është në pyetje pranimi i Kosovës në këto institucione. Në emër të kujt e ka marrë Zaevi këtë barrë mbi supe, do të duhej të na sqarojnë ,,përfaqësuesit” shqiptarë në qeverinë e tij.
Është më shumë se absurd dhe i rrezikshëm, shpikja e njëfarë koncepti të imponuar për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë, ndërmjet dy shteteve që kanë shumë çështje delikate për të zgjidhur, përpara ideve të tilla ,,humane”, dhe përpara krijimit të ,, zonave të lira ekonomike”, sipas modelit eksjugosllav.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...