Reklamo ketu!

A po kërkon Ahmeti shpëtimin e BDI-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga Tetovarët?

Koment nga Zhurnal/

Bashkimi Demokratik për Integrim që tani si duket ka filluar të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe fokusi i saj është që të korrë rezultat sa më të mirë, sidomos në njësinë zgjedhore numër 6, gjegjësisht në Tetovë, shkruan Zhurnal.

Këtë e dëshmon edhe fakti se BDI në emërimet e fundit në dikasteret e eshalonit të tretë, ku BDI në këto drejtori ka emëruar më shumë persona që vijnë nga Dega e Tetovës.

Si dëshmi për emërimet e drejtorëve të ri dhe atë, në Byronë për Furnizime Publike nga BDI është emëruar Armir Sadiki nga Tetova, ish zv/kryeministri Festim Halili drejtor i ri i drejtorisë për hekurudha nga Tetova, Drejtoria e Agjencisë për Investime të Huaja, Arben Villa nga Tetova, dhe me këtë Ahmeti si duket dëshiron ta shpëton BDI-në në zgjedhet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen vitin 2020-të, duke emëruar persona nga dega e Tetovës që në opinion kohëve të fundit është përfolur shumë si degë ku ka pakënaqësi jashtëzakonisht të mëdha, ku mund të eskalon situata me përçarje të mundshme dhe Ahmeti me këto emërime ka dashur të zbus situatën duke pasur parasysh edhe votat e shumta që ka rajoni i Pollogut.

Bashkimi Demokratik për Integrim si duket ka filluar të mos i lë asgjë rastësisë por të marrë hapa konkrete që mos të pësojnë rezultat të dobët në zgjedhje, këtë e siç thamë më herët e tregojnë edhe anketat e shumta në opinion ku BDI ka pasur rënie ndërsa ASH iu ka afruar dukshëm.

Por përveç eshalonit të tret, BDI ka edhe Ministra nga rajoni i Tetovës, edhe atë Naser Nuredini, Ministër i Ekologjisë nga Bogovina, Bekim Maksuti, zv/ministër i mbrojtës nga Tetova, Agim Nuhiu, zv/Ministër i Policisë që vjen nga Tearca, Valmir Azizi, sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës, dhe ky nga Tetova.

Për fund të mos harrojmë se edhe drejtori i Fondit shëndetësor, Orhan Ramadani është nga Tetova.

Gjithë këto emra të lartpërmendur që vijnë nga rajoni i Pollogut, tregojnë vetëm një gjë, se BDI ka përvlejur krahët në Tetovë dhe dëshirojnë me çdo kusht fitoren, çdo rezultat që do të jetë jashtë pritshmërive të tyre, do të llogariten tentime boshe dhe rënie edhe më të thellë të partisë që me dekada po mbanë frontin te skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, shkruan Zhurnal.mk.

Ndryshe Bashkimi Demokratik për Integrim edhe në sondazhet e fundit që po shpalosen në opinion, ka rënie, andaj fokusi i partisë në pushtet është që të shpëtojnë partinë me rezultat më të mirë edhe atë pikërisht në Tetovë.