A po ‘rahatohen’ këngëtaret shqiptare, me milioner të huaj!?

Ky vit do të mbahet mend shumë gjatë nga shumë yje të njohura të estradës.

Kjo për faktin pasi që shumë prej tyre gjetën personin e zemrës, disa prej tyre u fejuan e shumë prej tyre filluan një jetë të re bashkëshortore, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo javëve të fundit dy fejesa e një martesë do të jenë të komentuara edhe për shumë kohë të gjatë.

Kjo për faktin pasi që tri bukuroshe shqiptare vendosën që pjesën tjetër të jetës ta kalojnë me bashkëshortët e tyre milionerë.

Askush nuk e kishte pritur një martesë të tillë në heshtje.

Bukuroshja shqiptare Angela Martini vetëm pak javë më parë kishte bërë të ditur lajmin se ajo u martua me miliarderin rumun, Dragos Savulescu.StrugaLajmStrugaLajm

“E sapo martuar natën e kaluar me njeriun e ëndrrave! Jeta jonë është një film dhe ne guxojmë ta jetojmë ashtu siç duam! Origjinale, aq sa edhe e çmendur”, ishte mbishkrimi që kishte lënë Angela.

Mirëpo, Angela nuk është e vetmja.

Pak ditë më parë këngëtarja e njohur Adelina Tahiri pushtoi mediet rozë për shkak të fejesës së saj me të dashurin e saj misterioz.StrugaLajm

Ajo në rrjetet sociale kishte publikuar unazën nga diamanti, ku edhe kishte bërë të ditur se i ka thënë “PO” propozimit nga i dashuri i saj.

Megjithatë, ajo që mori gjithë vëmendjen është pasi sipas medieve në Maqedoni personi që i rrëmbeu zemrën këngëtares së njohur ishte avokati më i pasur maqedonas, Seryzha Markov, ndonëse ajo ishte munduar që ta mbajë këtë ende të fshehtë.

Për fejesën e saj me një maqedonas, Adelina është kritikuar shumë nga fansat e saj.

Një fejesë tjetër ndodhi mbrëmë.

Edhe modelja dhe këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj lidhjen me të dashurin e saj çek Jakub Kindl vendosi ta zyrtarizojë me fejesë.

Këtë Afërdita e kishte bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Instastory ku publikon momentin romantik kur Jakub i propozon fejesë.

Vlen të theksohet se tri bukuroshet shqiptare zyrtarizuan lidhjet e tyre me fejesë e martesë brenda një muaji.


Loading...
loading...