A po vjen era zgjedhje në Maqedoni, ja paralajmërimet!

Derisa VMRO-DPMNE hapur ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, partitë më të mëdha në pushtet LSDM dhe BDI nuk janë deklaruar hapur, por burime partiake brenda tyre theksojnë për INA se nuk përjashtohet mbajtja e zgjedhjeve dhe se ato tashmë këtë çështje e kanë paralajmëruar si sinjal në strukturat lokale partiake.

“Sigurisht do të shkohet në zgjedhje, pas kësaj situate të krijuar, ku VMRO-DPMNE synon që të arrijë një marrëveshje të re ti formatit të Përzhinës dhe të shkohet në zgjedhje të reja. Këto zgjedhje nuk përjashtohen të jenë nga fillimi i vitit të ardhshëm. Ndërsa me këtë do të prolongohet për pak muaj edhe data e referendumit për emrin”, theksojnë për INA burime pranë partive në pushtet.

Për kryeministrin Zaev propozimi i VMRO DPMNE-së për zgjedhje të reja meriton të shqyrtohet, por ati disa muaj më parë garantoi se këtë vit nuk do të ketë zgjedhje.

Kryeminitri Zoran Zaev bëri të ditur se propozimi i opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare do të ishte i pranueshëm vetëm nëse garanton referendum të suksesshëm.

“Nëse këtë e garanton procesi i suksesshëm i referendumit, flas si proces, qytetarët do ta thonë vetë, por nëse arrin sukses procesi dhe e arrijmë censusin që t’i motivojmë qytetarët të dalin për një çështje të këtillë historike, të gjitha opsionet janë të hapura, po madje edhe ky dhe këtë do ta shqyrtojmë së bashku në periudhën që është para nesh”, theksoi Zaev.

Nga BDI theksuan se nuk janë për zgjedhje të reja në pako me referendumin për emrin. Kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti ditë më parë vlerësoi se zgjedhjet së bashku me referendumin, nuk janë zgjidhje.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski kërkoi zgjedhje të parakohshme. Megjithatë, kushti i opozitës është se nëse ka zgjedhje ato të mbahen sipas modelit të Përzhinos, që do të thotë; 100 ditë para zgjedhjeve të formohet qeveri teknike ku ministri të saj do ketë edhe VMRO-DPMNE-ja, njëjtë sikur para dy viteve që u bë me LSDM-në kur ajo ishte në opozitë. Sipas Mickovskit, zgjedhje të tilla do të shtojnë besimin se procesi i zgjedhjeve do të kalojë në mënyrë të rregullt dhe pa presione.

In : Aktuale

Loading...
loading...