A ka pikë morali tek profesorët për six and seks


Shkruan: Afrim Tanallari

Çuditërisht dhe në koincidencë numri gjashtë në shqip kur përkthehet në anglisht  është “six”. Ndërsa, disa profesorë numrin gjashtë, ndaj disa studenteve e përkthejnë në sex. Përkthyes të poshtër. Vajzave të veta si ua përkthejnë, pasi ato studentet mund të jenë vajzat e tyre. Çfarë edukimi është ky! Sa monstruoze duket kjo!

Në një anketë të Anëtarëve të Klubit Feministë, thuhet se është shqetësues fakti se studentët kanë përmendur edhe emrat e profesorëve që diskriminojnë, madje disa prej të anketuarve kanë thënë edhe se të njëjtët kanë kërkuar favore seksuale nga studentet femra. Por nga  Klubi Feminist potencojnë se ata nuk posedojnë fakte për denoncimet dhe nuk e dinë nëse ato janë të vërteta, por gjithsesi rastet do t’i denoncojnë në autoritetet përkatëse.

E gjitha kjo kaloi në heshtje nga publiku, fatkeqësisht! Për favoret seksuale është folur shumë dhe gjatë kohë, por kur institucionet shtetërore nuk kanë ndërmarrë masa ndaj profesorëve për t’i dënuar. Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk e pa të udhës të reagojë, Prokuroria nuk ka hapur rast për hetim, MPB nuk merr masa, atëherë parashtrohet pyetja: mos vallë monstrat seksuale mbrohen nga institucionet e shtetit?

Stigma sociale bën prevencion në të folurit haptas dhe denoncimin e rasteve neper organet e Universiteteve apo edhe të Policisë. Edhe në rastet kur është ndërmarrë një iniciativë e tillë, është heshtur dhe nuk është shfaqur rasti në publik, që konsiderohet ndëshkim i dyfishtë që e bën edhe më të pafuqishme viktimën në këtë rast. Përderisa përgjegjësit nga Ministria e ASh nuk flasin hapur dhe nuk procedohen me  procedura adekuate, dhe të dënojnë publikisht aktet e tilla, abuzuesit vetëm se fuqizohen, madje edhe mund të avancohen nëpër pozita, falë librezave partiake.StrugaLajm

Në bazë të një hulumtimi, rezulton se në disa stacione policore ka raste të denoncimeve të tilla por nuk janë zbardhur dhe nuk janë marrë masa ndëshkuese dhe sanksionuese.

Fatkeqësisht e heshtën edhe profesorët, dekanët dhe rektorët e ndershëm, ama më e keqja po heshtim edhe si shoqëri. A kaq kemi frikë, apo na ka rënë morali?StrugaLajm

Nëse nuk e parandalojmë sot, nesër më do jetë vonë. Mos të lejojmë që disa profesorë, universitetet tona t’i shndërrojnë në shtëpi publike pa pare dhe t’i keqpërdorin studentet shqiptare.

Nuk ja vlejti një fjali me shkruajt për cilësinë e arsimit, në këtë pisllëk.

Publikisht i dënuam përdhunuesit serbë ndaj femrave shqiptare në Kosovë gjatë konfliktit, por ndoshta kjo është edhe më e pistë dhe më e poshtër.

I rashë më trashë, pasi  që herën tjetër me storie hulumtuese me detaje.

Qoftë në moralin e atyre, nëse ka pak moral tek ata profesorë.

Vërejtje: Jo të gjithë profesorët bien në këtë kategori, respekt për ata që e zhvilluan arsimin shqip në Maqedoninë e Veriut.

In : Aktuale

Loading...
loading...