Reklamo ketu



Abdulfetah Alimi: “Kisha frikë që Sela të mos vdes në duart e mia”

Abdulfetah Alimi, i punësuar në sigurimin e Kuvendit që arriti më 27 prill të shpëtojë Ziadin Selën nga turma e tërbuar në Kuvend, sot ka shpjeguar se çka ka ndodhur.
“Një e punësuar me thirri të shkojë në Klubin e deputetëve pasi siç e kuptova Sela është i vdekur, ndërsa më pas më tha se është shumë i lënduar. Me vrap shkova dhe mendova se Sela është i vdekur, ishte i mbuluar në gjak. Atëherë njëri nga turma me kanotierë të bardhë ka goditur Selën me këmbë por nuk kam mundur ta njoh”, ka thënë Alimi, transmeton Medial.mk.
Dëshmitari u ka thënë dhunuesve që të lënë Selën pasi është i vdekur dhe bashkë me një të punësuare në Kuvend dhe një tjetër e kanë dërguar në bife ku i është dhënë ndihma e parë.
Ai ka shtuar është frikësuar që Sela të mos i vdes në duar ndaj dhe çdoherë ka folur me të.