Ademi thirrje Sindikalistëve të arsimit: Anuloni grevën, ofrojmë zgjidhje

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi theksoi sot se nuk ka arsye që më 2 shtator me fillimin e vitit të ri shkollor të mbahet greva paralajmëruese e Sindikatës së Pavarur të Arsimit  dhe Shkencës. Ai bëri thirrje që kjo sindikatë të heq dorë nga greva, përcjellë INA.

“Do të doja që të heqin dorë, sepse nuk ka arsye. Grevë organizohet kur nuk ka zgjidhje, ndërsa ne ofrojmë zgjidhje- rritje të rrogave për 5% gjatë 2018 dhe tani 5 % për 2019. Do të ketë rritje edhe më tej, por sa do jetë nuk mund të them”, theksoi ministri Ademi.

Sipas tij, rrogat në areim gjatë vitit të kaluar dhe deri tani janë rritur për 10,8%.