ADI DANI-MATEMATIKANI ME SHPIRT POEZIE

MATEMATIKANI ME SHPIRT POEZIE
(Kushtuar Adi Danit 1961- 2019)

Të shkruash nekrologji për kolegun dhe shokun e idealeve është e dhimbshme, tepër e dhimbshme! Ai iku aq shpejt, aq i ri. Ai iku si një meteor. Ai iku në kohën kur shkencës së matematikës dhe letërsisë shqiptare mund t’ i jepte edhe më shumë. Adi Dani lindi në fshatin Dollogozhd të Strugës në vitin 1961. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes. Gjimnazin në Strugë. Në Universitetin e Prishtinës kreu Fakultetin e Matematikës. Pasi kreu fakultetin me sukses, u punësua në Gjimnazin “Ivo Lola Ribar” të Prishtinës. Pas mbylljes së shkollave në Kosovë, nga regjimi i dhunshëm serb, kthehet në vendlindje. As në Strugën e tij të dashur gjendja nuk ishte aq e mirë! Gjimnazi në të cilin ai e kishte kryer dhe kishte mësuar në gjuhën e nënës, gati për dhjetë vjet mësimi nuk zhvillohej në gjuhën shqipe! Më 2 tetor të vitit 1991 hapet Gjimnazi “Hajdar Dushi“ në Ladorisht, profesor Adi Dani pranoi me gjithë shpirt që të jepte mësim në këtë gjimnaz për gati pesë vjet, gjersa gjimnazi u mbyll.
Në kuadër të shkollës vepronte grupi letrar “Gjerasim Qiriazi”, profesor Adi Dani ishte njri nga anëtarët më të rregullt të këtij gupi. Meqë ishin pjekur kushtet për botimin e një libri me poezitë e anëtarëve të grupit letrar “Gjerasim Qiriazi”, i bëra thirrje nxënësve dhe pedagogëve të gjimnazit që të sillnin të paktën nga tri ose pesë poezi. Poezitë të cilat më lanë përshtypje dhe mbresa ishin poezitë e poetit të talentuar Adi Dani. Libri poetik do të mbajë titullin “Baladë për numrin E”, i them Adiut. Ai buzëqeshi, në fillim e mori si me shaka: – Aq shumë të pëlqeu? Po. – i thash shkurt. Është një poezi simbolike. Dhe bëra një krahasim midis numrit E dhe gjimnazit në të cilin punonim. Libri poetik “Baladë për numrin E”, u botua në vitin 1993, iu shpërnda të gjithë nxënësve dhe dashamirësve të poezisë. Këtë titull që mban libri e mora nga poezia me të njëjtin titull “Baladë për numrin E” të matematikanit Adi Dani. Mbase kjo i dha zemër atij që të vazhdonte të kultivonte poezinë dhe skicën e shkëlqyer të cilën e preferonte pa masë.
Ideja e Adiut për një libër të përbashkët me poezi mbeti vetëm si ide fatkeqësisht!
Profesor Adi Dani shkroi dhe botoi librin “Hyrje në kombinatorikën numerike”, për të cilin libër ia kishin zilinë edhe profesorë të Universitetit! Ai la në dorëshkrim edhe libra të tjerë nga fusha e matematikës.
Nga viti 1997 Adi Dani fillon punën në Shkollën e mesme “Niko Nestor” në Strugë. Për më shumë se njëzetë vjet punon në këtë qendër pandërprerë. Ai ishte i urtë, i edukuar, i dashur nga nxënësit, i sjellshëm me kolegët e punës e me shokë. Ja sesa i dashur ishte dhe mbeti për shokët e tij. Shoku i tij i klasës Imri Demishai, ja sesi e shpreh dhimbjen e ti:

PAS SHTRËNGATËS …
[Kushtuar shokut Adi Dani]

Qenka fryrë liqeni nga shiu i natës.
Lart te ura e drurit Drini dallgezon.
Një shok na mbeti mes shtrëngatës,
Dhe i gjithë qyteti, sot për të loton.StrugaLajm

I vetëm po ec në asfaltin e lagur,
Dhe kapërcej nëpër pellgje shiu;
Një takim mbeti shumë i largët.
Cka përveç shpresës njeriu?StrugaLajm

Ne menduam të piqemi sërish.
Të pres. Mirupafshim. Tung!
Bëma, tha, një zile kur të vish,
Se për muhabete kemi shumë.

Erdha, dhe e kërkova në qytet.
Shumë kalimtarë shkonin e vinin.
Secili vazhdonte në punën e vet.
S´di pse, e kujtova Jeseninin(!)

Vjershat e tij i lexoj me dëshirë,
Po njëra më ra si gjethe e zbehtë;
”Miku im i shtrenjtë, lamtumirë,”
Më shpoi si një thikë e mprehtë.
Lum ne që të patëm shok, koleg. S’ ka më të cingëroj zilja e telefonit! Sikur u shua çdo gjë! Shëtitjet tona buzë Drinit e bregut të liqenit u shuan! Buzëqeshja u tret! Mendimet e tua të thella u tretën! A thua ishte vetëm një ëndërr!? Ti ike në amshim! Ti ike në përjetësi!
Lamtumirë Adi! Si do të ulemi në lokalin e preferuar buzë Drinit të Zi, pa ty..!


Loading...
loading...