Administratorët javën e ardhshme do ta nënshkruajnë marrëveshjen kolektive

Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Administratës së Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH) Pece Grujovski, sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth nënshkrimit të marrëveshjes kolektive për administratën, theksoi se konsideron se kanë bërë marrëveshje kolektive solide që duhet të nënshkruhet deri në fund të javë së ardhshme.

“Negocimi për marrëveshje kolektive për administratën publike në të vërtetë zgjat pak më shumë, shkaqet janë barriera të caktuara, se nuk munden administratorët të kenë të drejta më të mëdha sepse u është ngjitur ajo etiketë se administrata është joefikase, joaktive. që absolutisht nuk është e vërtetë dhe e përgënjeshtroj” tha Grujovski.

Ai theksoi se administrata publike edhe para dhe pas zgjedhjeve është goditje e partive edhe nga njëra edhe nga ana tjetër, për shkak se në të vërtetë është vështirë të luftohet për drejtësi.

“Nuk mund të gjeneralizohet – “administrata është joaktive, nuk është efikase”. Gjithashtu si edhe të gjithë të punësuarit  në veprimtari të tjera. gjithkund ka punëtorë dhe jo punëtorë. Ka udhëheqës të cilët duhet ta sanksionojnë dhe të cilët duhet t’i shpërblejnë punëtorët e mirë”, theksoi kryetari i AOGJSH-së.

In : Aktuale

Loading...
loading...