Administratorëve që marrin rrogë në shpi po u numërohen ditët

Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në koordinim me institucionet të tjera shtetërore, ka ndërmarrë hapa konkrete për sistematizimin sa më të shpejtë të administratorëve shtetërorë, me çka do të krijohet një atmosferë pozitive në kontekstin e kohezionit social.

Kjo u theksua sot nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika në takimin me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jess Baily.

Në këtë takim, Lika dhe ambasadori Baily, theks të veçantë i kushtuan reformave progresive që qeveria duhet të ndërmarrë në kontekstin e transparencës së administratës shtetërore.StrugaLajmStrugaLajm

Depolitizimi dhe transparenca e saj, shtuan ata, janë thelbësore për arritje të një niveli më të lartë të efikasitetit dhe profesionalizmit në një administratë shtetërore. Paralelisht, zëvendëskryeministri shtoi se,StrugaLajm

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Lika informoi ambasadorin rreth procesit të miratimit të ligjit të gjuhës shqipe, ligj i cili pritet të kalojë në Qeveri dhe njëkohësisht të dorëzohet në Kuvend të RM-së dhe në Komisionin e Venedikut. Miratimi i këtij ligji dhe bashkimi i forcave mes të gjithë etniciteteve në Republikën e Maqedonisë, do të na ndihmojë në harmonizimin e qëndrimeve në planin e eurointegrimeve, gjë që do lehtësojë përballimin e konkurrencës në rajon dhe ngritjen e standardit të jetesës, tha Lika.

Dy bashkëbiseduesit shprehën pritjet e sinqerta për thellimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-ve, me çka do të ketë përfitime dypalëshe.

In : Aktuale

Loading...
loading...